Monitorimi i legjislaturës së re/ Aldo Merkoci: Dëmi ekonomik 120 mijë lekë, nga deputetët më pak aktiv

I ftuar në studion e Report TV, ishte Aldo Merkoci, Kreu i Lëvisjes Mjaft, i cili foli lidhur me monitorimin e 100 ditëve të para të legjislaturës së re. Merkoci theksoi se sjellja e deputetëve në Kuvend ka problematike, ku ka pasur 6 herë thyerje të etikës së deputetëve gjatë seancave plenare. 

-Përsa i përket etikës së deputetëve dhe sjelljes çfarë keni konstatuar?

Etika ka pasur disa thyerje, 6 herë thyerje në sencë plenare, ndërsa në komisione ka qenë pjesa më e madhe e fyerjeve. Mungesa e opozitës ka sjellë probleme fiktive verbale në komisione dhe ka pasur mjaft raste të tilla. Ka pas më shumë stres në të kaluarën, ku mund të debatohet, por jo të degjenerojë debati. Ne kemi një grup që monitoron punën e deputetëve dhe sjelljet e tyre. Mungesa e opozitës ka sjellë problemin e procesverbaleve të prezencave fiktive në komisione. Parlamenti e ka të shkruar rregulloren e etikës së sjelljes. 

- Cilësia e akteve ligjore,ka përqëndrim apo trajtim teknik ?

Ky është një tjetër problem, Në komisione dhe kuvend, përplasja ka debate politikë. Si në komisione dhe në Kuvend debate është shterpë. Gjithë procesi i marrjes së ligjeve nga ministria, duhet të ketë disa rregullore. Ajo që ne vërejmë është se ka pasur mjaft shkelje të rregullores.Buxheti ështëe dokumenti themeltar se ca ndodh në vend. Një problem tjetër, është vlerësimi i pasurive të politikanëve, por vetë parlamenti duhet të ketë një "Databaza" në faqen e vet për të dhënat e politikanëve, të jenë në një format ku mund të përpunohen. Kështu ulet mundësia e korrupsionit të institucioneve. Nëse kjo gjë mungon, ne e kemi më të vështirë për të kuptuar këtë. Parlamenti duhet të bëjë dëgjesa publike me ekspertë të ndryshëm. Të gjitha burimet e politikaneve duhet të jenë të aksesueshme te faqja e paralamentit. 

Si ka qenë tendenca e politikës ndër vite? 

Tendenca është pozitive, kur flasim për indexin rajonal, flasim për 100 kriteret që ka BE për integritetin. Para 5-6 vitesh nuk ishim kaq afër BE. Në këtë qasje trendi është pozitiv. Është përmirësuar dhe buxheti duke sjellë rritje të performances së parlamentit. Të gjitha vendet e rajonit kanë ligjin për lobimin. Ne jemi të vetmit që nuk e kemi. Ky ligj na lejon që të shohim se cila është marrëdhënia e një biznesmeni me shtetin, ndryshimi i marrëdhënies etj. Kjo është një nga problemet që e kemi përcjellë në parlament, bërja e këtij ligji. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë