Skandali me pagat, Lapaj në ‘Studio Live’: Përgjegjësi e shtetit, nëse dalin të dhëna të tjera sjell pasoja të parikuperueshme! Merkoçi: Digjitalizimi ka ceduar

Rrjedhja e informacionit të pagave të të punësuarve në sektorin publik dhe atë privat ishte temë diskutimi këtë pasdite në ‘Studio Live’ në Report Tv. Të ftuar në studio ishin avokati Adriatik Lapaj dhe kreu i lëvizjes ‘Mjaft’ Aldo Merkoçi. Lapaj komentoi edhe deklaratën e kryeministrit në lidhje me çështjen për të cilin deklaroi se Rama është në faj pasi është përgjegjësi e shtetit shqiptar. Avokati u shpreh se problematike janë pasojat afatgjata dhe informacionet e tjera që mund të rrjedhin.

"Duhet të merren masa që mos të ndodhë në të ardhmen. Që ka dalë nga shteti nuk diskutohet më. Nuk e shoh problemin vetëm te kjo që ka ndodhur se është vetëm fillimi. Problem janë pasojat afatgjata dhe te informacioni tjetër që mund të rrjedhë. Kur thyhet një nga sistemet e sigurisë si ky, kush na garanton që nuk thyhen të tjerët?"-tha Lapaj.

Ndër të tjera ai theksoi se mund të thyhet sistemi i dëshmitarëve të mbrojtur që kanë çuar para përgjegjësisë penale dhe kanë çmontuar grupe kriminale apo edhe sisteme të tjera.

“Mund të bjerë sistemi i punonësve të Shërbimit Informativ që mund t'i ekspozojnë këta përballë problematikave dhe kërcënimeve për jetën. Mund të thyhet sistemi i punonjësve të infiltruar të policisë së shtetit të infiltruar në grupe kriminale brenda dhe jashtë vendit. Ata janë në gojë të ujkut, luajnë me jetën në çdo moment. Mund të ketë pasoja të parikuperueshme. Deri tani kjo është një 'ëmbëlsirië'.”-theksoi avokati Adriatik Lapaj në Report Tv.

Ndërsa Aldo Merkoçi është i mendimit se nuk është aq e thjeshtë që të dalin çështjet e sigurisë komëbtare për policinë pasi nuk janë në të njëjtën platformë por është dakord që me kaq informacione sa kanë dalë, është situatë jo normale. Për digjitalizimin, Merkoçi tha se ka çeduar fakti që kemi tentuar të bëjmë një proces të shpejtë pa ngritur sisteme sigurie.

“Nuk është normale, që nga zgjedhjet me patronazhistët, por në fakt në bazë mbetet fakti që kemi një listë emërore të atashuar me ID dhe atësi, vendin e punës, adresën. Kombinimi i këtyre bashkë përbën identitetin tonë online. Deri para 5 vitesh nuk e kishim, kufizohej te Instagrami, Facebooku. Ndryshe nga para 5 vitesh, aksesi, identiteti tonë onlinë ka më shumë rëndësi. Përmes e-Albania shkojmë te të gjitha institucionet. Shqetësimi sot është si ka mundësi, nuk shkon dikush te Këshilli i Sigurimit pa pasur një certifikatë sigurie. Sepse modeli që ka ndjekur qeveria shqiptare nga ankthi i pandemisë, na krijoi që ideja hajde t’i mbledhim te AKSH-i. Rama thoshte me të drejtë që u shmangën radhët e gjata, por duhet të thuash edhe për kostot e benefitit të siguruar, që kanë ndodhur këto sot. Pa strukturim të qartë. Qeveria ka qenë e paaftë që të trajnojë dhe sigurojë të gjithë administratën publike që ka akses te ky informacion”-tha Merkoçi.

Avokati Lapaj theksoi se nëse vërtetohet që e ka bërë një individ i zakonshëm, kjo penalisht mund të dënohet nga neni 122 me gjobë dhe deri në 1 vit burg, ndërsa nga neni 248 e dënon nga zero në 7 vite burg.

“Për mua kjo që ka ndodhur po ti vësh re rrogave, bën një amnisti të politikës në perceptim. E nxjerr politikën më të bardhë se kurrë sepse të gjithë aty, funksionarët publikë figurojnë me rroga të shtetit. Për të vajtur pse po ndodh tani, kjo po e transferon perceptimin nga fokusi i politikës te konflikti social mes shtresave të popullsisë.”-tha Lapaj.

Publikimi i listës së dytë me pagat e mbi 694 shqiptarëve të muajit prill 2021 mund të ketë zbuluar një prapaskene të papritur. Lista e sotme e pagave ishte e shoqëruar me një faqe tjetër të të njëjtit dokument ku ishin  numra celulari personale të 900 mijë qytetarëve shqiptarë. Të ndikuar edhe nga fakti se numri korrespondonte me listën e publikuar para zgjedhjeve te prillit 2021, që u quajt 'lista e patronazhistëve të PS', por që u mohua nga kjo e fundit, Shqiptarja.com bëri një kontroll të disa gabimeve që ekzistonin që në listën e parë. Dhe na rezultoi se të njëjtat gabime me numrat telefonike janë edhe identike edhe në listën e publikuar sot. Pra, nëse numri telefonik i një personi ka qenë i gabuar në listën e patronazhistëve është i gabuar edhe në database e sotme. Kjo hedh hije të forta dyshimi se burimi i database i sotëm është bërë nga e njëjta dorë që akuzoi PS për patronazhistët. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Clapper alternativa e TikTok, po aq e rrezikshme? Ministrja Muzhaqi: Kemi ndërmarrë nisma në shkolla që fëmijët të kalojnë kohë produktive

Clapper alternativa e TikTok, po aq e rrezikshme? Ministrja Muzhaqi: Kemi ndërmarrë nisma në shkolla që fëmijët të kalojnë kohë produktive