Morën miliona lekë dhe bizhuteri/ Identifikohen të rinjtë që grabitën banesën e kunatit të Bashkim Finos

Morën miliona lekë dhe bizhuteri/ Identifikohen të rinjtë që grabitën banesën e kunatit të Bashkim Finos

Policia e Librazhdit

LIBRAZHD-Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorët e dyshuar të vjedhjes së banesës së Skënder Xhanit 55-vjeç në datë 7 maj, i cili është kunati i deputetit socialist Bashkim Fino. Policia njofton se pas provave të grumbulluara janë identifikuar dhe shpallur në kërkim tre autorët e dyshuar,  15, 19 dhe 29-vjeç, të tre banues në Librazhd. Për arsye hetimore nuk publikohen gjeneralitetet e tyre.

Tre të rinjtë në bashkëpunim me njëri- tjetrin kanë vjedhur me thyerje banesën e Xhanit duke marrë një sasi parash që sipas burimeve të Report Tv është 1.5 mln lekë dhe disa bizhuteri. Biznesmeni Skënder Xhani në momentin e grabitjes që ka qenë në mesditë, nuk ka qenë në shtëpi. Kjo është grabitja e dytë që regjistrohet në Librazhd brenda pak ditëve, pasi u vodh edhe banesa e mjekut gjinekolog, Kujtim Albrahimi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • USA: 13/05/2019 16:38

    Epo kunati shokut bashkim dihej se do ti identifikonin.Ai doktori te prese radhen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Rijetëzimi i zonës së Zdrales, nis restaurimi i fasadave të banesave

Shkodër/ Rijetëzimi i zonës së Zdrales, nis restaurimi i fasadave të banesave