TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka nisur ditën e sotme me një mesazh për të gjithë mjekët dhe infermierët e infektivit, tashmë të kthyer në një karantinë.
Një mesazh falenderimi, për heronjtë siç edhe kryedemokrati i quan, që po rrezikojnë jetën dhe familjarët e tyre për të dalë fitues në këtë betejë me armikun e "paftuar". Ky reagim vjen pas fotos së publikuar ditën e djeshme nga disa mjekë, të cilët kërkonin nga njerëzit që të mos i shohin çuditshëm.
"Të dashur mjekë, infermierë dhe punonjës të shëndetësisë kudo në Shqipëri dhe personeli i Spitalit Infektiv në Tiranë!
Jeni heronjtë tanë! Mendja dhe zemra e çdo shqiptari është me ju! Zoti ju dhëntë forcë dhe kurajo për ta përballuar këtë sfidë që kemi përpara! Në këto kohë ju nuk jeni vetëm prindër, bashkëshortë, bijë e bija, motra dhe vëllezër të familjarëve tuaj, por të të gjithëve ne bashkqytetarëve tuaj.
Mirënjohje të thellë kombëtare për secilin prej jush! Askush nuk ju sheh çuditshëm, e gjithë Shqipëria ju sheh me admirim për punën dhe përkushtimin tuaj! Zoti ju bekoftë ju dhe të afërmit tuaj! Zoti e bekoftë Shqipërinë", shkruan Basha.


Postimi i plotë kreut të PD-së, Lulzim Basha
Komente












Mos Na dil me o fytyre e keqe,
PërgjigjuPopull hipokrit, kur ju vjen të by filloni e na bëni lajka, sa të kaloj gjendja do të jemi ne përsëri shtresa me e denigruar e punonjësve të shtetit ajo shtrese që mezi shtyn muajin dhe shikohet me përbuzje.
PërgjigjuO ti plehrë uroj ty dhe sojit tënd te provosh se cfar dmth kanë infermierët, ti o plehrë qe diskuton 2 mij lekshen e infermierve të urroj ta provosh nje herë dmth e fjalës infermier...
Punoni dhe mos u ankoni ,mjafte keni vjedhur xhepat e Qytetareve ,,jeni njesoje Si Serbi Sali e Lulushka me shoqet Monika dhe Si Prrsidenti lapanjoz.. Perjashto disa Mjeke dhe INFERNIERE shembullore .