Mosbindja civile e opozitës, ndiqen penalisht 400 protestues, policia: Po identifikohen

Mosbindja civile e opozitës, ndiqen penalisht 400 protestues, policia: Po identifikohen

Mosbindja civile e opozites

Policia do të zgjerojë rrethin e të procedurave për bllokimin e katër akseve kombëtare, ditën e enjte, në kuadër të nisjes së mosbindjes civile. Përpos deputetëve dhe disa kryetarëve të bashkive, Policia e Shtetit do të procedojë edhe qytetarë të tjerë, të cilët iu bashkuan mosbindjes civile. Burime nga uniformat blu sqaruan se po identifikohen të gjithë personat të cilët iu bashkuan deputetëve për bllokimin e rrugëve.

Janë më shumë se 400 persona të cilët do procedohen, por ende një pjesë e tyre nuk janë identifikuar. Policia po i identifikon nëpërmjet pamjeve filmike. Deri më tani janë proceduar për tubim të paligjshëm dhe pengim i qarkullimit të automjeteve 57 persona, mes tyre kreu i PD-së Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi. Edhe Xhelal Mziu, Nard Ndoka, Luan Rama, Flamur Noka, Edmond Spaho dhe të tjerë janë proceduar si organizatorë të tubimeve të paligjshme, të kryera në Vorë, Milot, Bradashesh e kështu me radhë.

Mes përfaqësuesve të tjerë politikë të proceduar janë edhe Arben Ristani, Viktor Tusha, Voltana Ademi, Nora Malaj, Oerd Bylykbashi, Edi Paloka, Bardh Spahia, Fiqiri Ismaili, Enkelejd Alibeaj, Myslim Murrizi, Tritan Shehu, Luan Baçi, Oriola Pampuri, Nada Meçorapaj, Kejdi Mehmetaj, Luçiano Boçi, Endri Hasa etj.

Nard Ndoka mesazh Ramës
Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka shpërthyer në akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, pas procedimit penal nga policia për mosbindjen civile të ditës së enjte. Ndoka e quan Ramën "dhjaks". Ndoka i ka bërë të qartë Ramës se nuk ka frikë nga ai dhe nuk ka pasur as nga “babai” i tij Enver Hoxha. Ndoka i kujtoi kryeministrit të gjitha përballjet e tij kundër qeverive që nga 1991 e deri më sot. “Me 2 Prill 1991 kam qenë në shesh, përballë Gramozit, me kurajo dhe guxim, i bindur për një kauzë të drejtë! Jam ndër themeluesit e PD në Shkodër, përballë regjimit që ti sot përfaqëson dhe nuk jam trembur, as nga ‘babai’ yt!

Në Nëntor 2008, në grevë urie në Kuvend së bashku me disa kolegë përfshirë edhe Metën, përballë Teje e Berishës, për Kodin Zgjedhor, pasoja politike që i vuajmë akoma sot! Me 21 Janar 2011, kam qenë përkrah teje, përballë Berishës, i bindur serish për kauzë të drejtë; zgjedhje të lira! Me 5 Prill 2018, sërish përballë teje, i bindur për një mision qytetar, politik, ekonomik, moral dhe të shenjtë; në mbrojtje të vlerave njerëzore në krah të qytetarëve! Pra, Edi Rama; Nuk kam patur frikë Enverin, ‘babën’ tënd shpirtëror dhe ideologjik, nuk kam patur frikë as Berishën, jo më të kem frikë një ‘dhjaks’, si puna jote! Më kë bërë nder, që ndër Kryetarët e Partive Opozitare dhe deputetëve të tjerë që ndodheshin përkrah meje në protestë, më zgjodhe mua për ‘procedim penal’! Të na ‘rruesh’ shoku Edi!”,
shkruan Ndoka.

Krerët e opozitës
Krerët e opozitës, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, kanë reaguar pas procedimit nga policia. “Është një veprim qesharak i hetuesisë politikë Rama-Marku, i cili ekspozon për fat të keq, atë që kemi paralajmëruar para shumë kohësh, që tani Edi Rama ka futur në dorë edhe drejtësinë edhe prokurorinë. Unë e kam për nder që procedohem penalisht bashkë me qytetarët që jemi ngritur në protestë për një të drejtë legjitime”, ka pohuar Basha, ditën e diel. Ndërkaq, Monika kryemadhi deklaroi dje se nuk i trembej procedimit.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Naimi: 09/04/2018 21:42

    I pari ne liste duhet te jete Aleksander Karpushin ambasadori rus shkaktari i trazirave

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë