/ATSH-ANSA/ - Rusia do të ndjekë nga afër samitin e qershorit të Bashkimit Evropian dhe në rast të vendimeve të reja (sanksioneve - shën. përkth.) ne do të përgjigjemi në mënyrë simetrike, deklaroi sot kryeministri rus, Dmitri Medvedev.
"Nëse nuk merren vendime do të rrimë në pozicionin tonë", theksoi ai.
"Sanksionet janë një përgjegjësi kolektive e Bashkimit Evropian", shtoi Medvedev.
Edhe ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov dënoi dje indinjatën absurde të vendeve të Bashkimit Evropian përsa i përket listës së zezë që ndalon 89 personalitete evropiane të hyjnë në Rusi.
"Edhe vetë jam i shqetësuar për të shpjeguar absurditetin (...) e një logjike të tillë", deklaroi kreu i diplomacisë ruse në një konferencë shtypi.
Lavrov theksoi se masat e dekretuara nga Moska ishin proporcionale dhe madje më të pakta në raport me sanskionet e njëanshme të BE-së./
/Shqiptarja.com