Në rajonin e Tiranës, pa energji elektrike është një pjesë e rrugës 'Babe Rexha', pallati 148/1 tek rruga Konferenca e Pezës, pasi janë dëmtuar dy dalje në TU tek Kabina Blloku i Uzinës, si dhe zona pranë shkollës Çajupi, ku është djegur transformatori i kabinës dhe një pjesë e 'Myslym Shyrit'.
Në rajonin e Shkodrës janë pa energji rreth 20 abonentë në lagjet Dushkë dhe Zvine në fshatin Berishë si dhe zona Shtuf në Zues. Në rajonin e Kukësit, pa energji elektrike janë 3 konsumatorë në fshatin Sezem.
Në rajonin e Durrësit, sipas OSHEE, pa energji elektrike janë fshatrat Katund Sukth, Katund i Ri/Shijak. Në rajonin e Elbasanit është pa energji elektrike një pjesë e fshatit Pajovë/Peqin.
Në rajonin e Korçës, janë pa energji fshatrat Osoje dhe Gjikas për shkak të një difekti në linjën e furnizimit me energji. Në Gjirokastër janë pa energji zonat Gllavë e Madhe , Gllavë e Vogël dhe Danaj.
Në rajonin e Vlorës është pa energji një pjesë e lagjes 24 maji, ndërsa zona Aranitas në rajonin e Fierit është pa energji elektrike për shkak të djegies të kabinës.
dy.b/shqiptarja.com
