Ministri i Transporteve Sokol Dervishaj ka inspektuar gjendjen e kalueshmërisë në aksin kombëtar Gjirokastër-Sarandë. Dervishaj është shprehur nga Qafë Muzina, se pavarësisht motit të acartë të ditëve të fundit, ky aks nuk ka pasur probleme.
‘’Ky aks nuk ka pasur probleme. Ka pasur një reagim të shpejtë dhe gjendja e kalueshmërisë është optimale. Angazhimi është maksimal si nga ana Ministria dhe Drejtoritë rajonale’’,-është shprehur Dervishaj.
Ministri i Transporteve ka bërë gjithashtu me dije se asnjë aks kombëtar nuk është i bllokuar.
‘’Fatmirësisht në jug nuk ka probleme në qarkullimin e automjeteve. Llogaraja dhe rruga e Bregut nuk kanë pasur probleme. Asnjë aks kombëtar nuk është i bllokuar’’,-është shprehur ministri.
Ministri Dervishaj është shprehur se veri i vendit ka më problematika, por që bashkë me institucionet e tjera po punohet për të përballuar situatën.
[gallery]20511[/gallery]
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO