Moti i keq godet Greqinë, 6 turistë humbin jetën (VIDEO)

Gjashtë persona humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën pas një stuhie të fuqishme që ka prekur zonën turistike të Halkidikit në Greqi.

Në Sozopol një çift i moshuar nga Republika Çeke ka humbur jetën pasi automjeti me të cilin po udhëtonin u përmbys nga erërat e forta. Me ta ishte edhe djali i tyre i cili mori dëmtime por tashmë është në gjendje të mirë shëndetësore.

Midis viktimave janë dy fëmijë, një prej tyre vetëm 8 vjeç nga Rumania, i cili humbi jetën pas shembjes nga era e fuqishme çatia e një restoranti që ka zënë nën vete duke lënë të vdekur edhe një 54-vjeçare.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Universiteti i Kalifornisë anulon ceremoninë e diplomimit, shkak protestat e studentëve kundër luftës në Gaza

Universiteti i Kalifornisë anulon ceremoninë e diplomimit, shkak protestat e studentëve kundër luftës në Gaza