Tiranë, 5 Mars/ATSH-Flora Nikolla/.-I pëlqente të shkruante, sa i pëlqente dhe piktura e skulptura. Hyri në Akademinë e Arteve në Prishtinë, por përsëri nuk donte të bëhej artiste sepse ja që artistët që njihte aso kohe nuk kishin ndonjë reputacion në shoqëri. Studioi në Akademinë e Arteve në Prishtinë, por nuk donte të bëhej artiste. Mirika Krasnqi thoshte se donte të ishte ndryshe, nuk ishte studente e mirë, nuk pajtohej me asgjë ndërsa leksionet i dukeshin të kota. Botonte libra, por nuk donte ti thonin shkrimtare, shkruante skenarë por nuk dëshëronte ti thonin skenariste, bënte filma dhe nuk donte të ishte regjisore. Shumë nga projektet e saj mbajnë vetëm emrin Mrika Krasniqi, pa titullin respektiv, producente, regjisore, skenariste.Kështu Mrika Krasniqi krijoi modelin e saj të të qënurit artist.
Thotë se nuk jeton vetëm në Nju Jork, se vitin e kaluar jetoi dy muaj në Washington, një muaj në Los Angeles, katër muaj në Nju Jork dhe disa muaj të tjerë në Europë. Për të duket argëtuese fakti se udhëton në botë duke takuar njerëz të ndryshëm, por jo gjithmonë punët janë aq argëtuese. Ajo thotë se metropolet e mëdha ofrojnë mundësi të mëdha, por kërkojnë punë dhe energji maksimale, për të mos thënë kolosale. Realizuese e një sërë dokumentarësh e veprash me nje rezultante suksesi dhe me shume çmime ndërkombëtare , ajo është sot ideatore dhe organizatore e Albanian Week Film Festival" në Nju Jork. Ishte hera e parë që në Amerikë organizohej një event kaq i madh i filmit shqiptar. 100 filma janë shfaqur në edicionin e parë më 2012 në 100 vjetorin e Pamvarësisë së Shqipërisë. Filmat u shfaqen në tri kinema amerikane dhe u bë një jehonë e madhe. Një regjisor nga Shqipëria i pat thënë: "vetëm një e çmëndur mund ta bëjë këtë". Por Mrika Krasniqi e bëri bashkë me njerëzit e saj të cilët i qëndruan pranë. Artistja e njohur ka kompaninë e saj të produksionit "Nil Production" me seli në Prishtinë dhe Nju Jork. Në Prishtinë ka ekipin e saj që punon prej dhjetë vjetësh. Së bashku kanë realizuar filma, seriale, dokumentare. Kanë mësuar bashkë, kanë gabuar bashkë, kanë humbur e fituar bashkë dhe nuk jane dorëzuar kurrë. Kanë punuar gjithë farë punësh për të mbijetuar, reklama, spote, fushata, programe dhe organizime nga më të ndryshmet por gjithmonë kanë mbajtur njëri-tjetrin. Kur e pyet për imazhin e gruas sot, Mrika Krasniqi të thotë, se gruaja shqiptare duhet të punojë më shumë në ngritjen e imazhit të saj . "Nuk është e lehtë ...as për mua nuk ishte e lehtë ..., thjesht, unë guxova të gaboj...!!!" thotë ajo.
F.N Ju keni kompaninë tuaj të produksionit , "Nil Production" me seli në Prishtinë dhe Nju Jork, si lindi ideja e krijimit të saj ? Cila është veprimtaria e kompanisë që ju drejtoni ...?
M.K: Në Prishtinë kam një ekip me të cilin punoj qe prej vjetësh. Kemi bere filma, seriale, dokumentare. Kemi mësuar bashkë, kemi gabuar bashkë, kemi humbur e fituar bashkë, nuk jemi dorëzuar kurrë. Kemi punuar gjithë farë punësh për të mbijetuar, reklama, spote, fushata, programe, organizime nga më të ndryshmet por gjithmonë e kemi mbajtur njëri tjetrin. Ka disa qe janë larguar, nuk i kanë rezistuar presionit të punës në këto kushte, por shumica kanë që ndëruar, ata sot udhëtojnë me mua nëpër botë. Ata janë pjesë e Nil Corporate në Nju Jork që organizon Javën e Filmit Shqiptar prej tre vitesh. Kështu, pak a shumë funksionojmë .
F. N: : Mrika, ju jeni sot një artiste e afirmuar , si producente, regjisore, skenariste, në fakt, në fakt , si dhe pse ju u bëtë artiste ?
M.K :Nuk ishte qëllimi im të bëhem artiste. Më pëlqente të shkruaja, më pëlqente të organizoja fëmijët e lagjes duke imituar të rriturit, më pëlqente piktura e skulptura. E kështu u rrita duke i përsëritur këto gjëra. U futa në Akademinë e Arteve në Prishtinë, por përsëri nuk doja të bëhesha artiste sepse artistët që unë i njihja aso kohe nuk kishin ndonjë reputacion ose respekt në shoqërinë tonë. Prandaj studioja Akademinë e Arteve, por s'doja të bëhesha artiste. Doja të isha ndryshe, isha e pakënaqur gjithmonë, nuk isha studente e mirë, nuk pajtohesha me asgjë, vonohesha gjithmonë, më dukeshin të kota leksionet. Nuk kam shpjegim; botoja libra por nuk doja të më thonin shkrimtare, shkruaja skenarë por nuk dëshëroja të më thonin skenariste, bëja filma dhe nuk doja të isha regjisore.Shumë nga projektet e mia mbajnë vetëm emrin tim, pa titullin; producente, regjisore, skenariste.Kjo mbase unë nuk rrjedh nga një familje artistësh dhe nuk kisha asnjë model, kështu unë krijova modelin tim të të qenurit artist.
F.N: A kujtoni fëmijërinë tuaj ..., cili ka qënë profesioni i hershëm i fëmijërisë tuaj ?
M.K : Unë s' kam qenë kurrë fëmijë. Që tre vjec kam qenë motra e madhe, kështu që gjithmonë isha e rritur. Ndërsa sa i takon profesionit, kam dashur të bëhëm mjeke, avokate, balerinë shkrimtare, dizajnere, aktore, këngëtare e gjithçka tjetër. Çdo ditë ëndërroja profesionin; por të shkruaj më ka pëlqyer vazhdimisht.
F.N : Në fakt sa e vështirë është të bëhesh artiste?
M. K Gjithmonë ka qenë e vështirë. Ju e dini që artistët më të mëdhenj nuk kanë shijuar suksesin e punës së tyre. Sot, në kohët moderne gjërat duken më ndryshe. Eshtë një tempo marramendëse e lëvizjes dhe evolimit të gjerave. Eshte sikur të jetosh në një xhungël, duhet të jesh i fortë që të mbijetosh. Nuk ka alternativë tjetër.
F.N : Ju keni mbaruar shkollën e lartë në Kosovë, cili është mendimi juaj për shkollën kosovare në fushën e artit ?
M.K: Unë kam mbaruar Akademinë e Arteve në Prishtinë.Personalisht kam mësuar shumë pak. Ajo që sot e bëj është falë eksperiencës që kam pasur me kompanitë e mëdha kinematografike në botë . Dhe, për të mos e ekzagjeruar shumë, kjo eksperiencë është thuajse krejt e kundërt nga ajo që kam mësuar në Akademi. Sot më duket se gjërat janë pak më ndryshe. Nga shkolla e artit në Prishtinë kanë dal emra te cilët po përfaqësojnë vendin në festivale dhe kanë sukses. Kështu shpresoj se gjerat po ecin për të mirë .
F.N: Cili është mendimi juaj për kinemanë shqiptare sot ?
M.K :Ka evoluar ne mënyrën e perceptimit të problemeve, por ka ngelur në tempon e zhvillimit të tyre. Ndonjëherë më duket se vetëm ngjyrat i janë vënë ekranit. Ndoshta duhet më tepër kurajo për tu arritur ajo që sot kërkohet e vlerësohet në art, por duhet edhe përkrahje më e madhe për artistin shqiptar që të kapërcejë këtë hendek. Fondet që sot ndajnë qendrat shqiptare të filmit janë shumë të vogla dhe të pamjaftueshme për të mbuluar projektet e mirëfillta kinematografike. Dhe, mbi të gjitha kineastët shqiptarë shumica në mënyrë individuale kanë çarë rrugët dhe sot po arrijnë suksese të mëdha nëpër botë .
F.N : Si është jeta e një artisti në lëvizje ? Ju me sa di pjesën më të madhe të kohës jeni e vendosur në Nju Jork ?
M.K: Unë nuk jetoj vetëm në Nju Jork. Vitin e kaluar dy muaj jetova në Washington, një muaj në Los Angeles, katër muaj në Nju Jork dhe disa muaj të tjerë në Europë. Duket argëtuese për faktin se ti udhëton në të gjithë botën duke takuar njerëz të ndryshë m, por jo gjithmonë punët janë aq argëtuese. Metropolet e mëdha të ofrojnë mundësi të mëdha, por kërkojnë punë dhe energji maksimale, për të mos thënë kolosale.
F.N ; Gjithsesi si dhe sa e lidhur jeni ju me Kosovën Si e shihni ju sot vendin tuaj ?
M.K: Unë jam rritur në Kosovë . Kam familjen dhe shoqërinë në Kosovë. Ngjarjet e fundit të keq qeverisjes, korrupsionit e krimit të organizuar e kanë prishur imazhin e vendit tim . Kjo më dhemb shumë jashtëzakonisht shumë.Më bën të turpërohem kur gjindem në mesin e miqve joshqiptarë të cilët na marrin shembull për të keq. Rastet individuale te sjelljeve te këqija kuptohen shpejt, ndersa ato te mira shume herë mbesin nën hije. Kështu që , shumë herë më duhet të ballafaqohem me të tjerët duke u munduar të arsyetojë njerëzit e mi që jetojnë në vendin tim, vendin që aktualisht nuk të lë shumë për të dëshiruar.
F.N: Çfarë do të dëshëronit ju për Kosovën ?
M.K : Një vend i sigurtë për të rritur fëmijët, vend ku sundon ligji, drejtësia. Një arsimim cilësor dhe integrim në botë. Kaq !
F.N:Po kombin shqiptar si e shihni sot?
M.K : Të shkëputur padrejtësisht nga trungu i përbashkët kombëtar, por që ka filluar një frymë vedijësuese për të sfiduar realitetin e historisë. Çdo njeri i cili ndihet shqiptar e dëshiron një komb të vetëm. Kjo është e mirë. Mund të ketë rreziqet e veta, por shqiptarët po e dëshirojnë këtë për ditë e më shumë një unifikim kombëtar.
F.N Cilat janë disa nga veprat artistike që ju keni realizuar dhe a mund të tregoni shkurtimisht historinë e realizmit te tyre ?
M.K: Kam disa projekte. Dua të përmend dokumentarin "Toka e Kelmendit" që i dedikohet tolerancës fetare ndër shqiptarët. Mora pjesë në Los Angeles Film Festival më 2007, u shpërbleva me Best Human Right Documentary. Më pas dokumentari "Fisnikët e Botës", 2009 që flet për shqiptarët që kanë shpëtuar Hebrenjtë gjatë Holokaustit me te cilin kam marr pjesë dhe jam shpërblyer në shumë festivale. Gjithashtu ky dokumentar është shfaqur mbi 20 herë në konferenca që u zhvilluan në kujtim te Holokaustit. Është shfaqur edhe në Shqipëri. I përmenda këto projekte që janë punuar pothuajse pa buxhet fare, por që më kanë hapur rrugët nëpër të cilat sot udhëtoj. Më vonë unë mora pjesë dhe punova për projektin fantashkencor ZoneX të punuar nga Universal Studios, më pas vazhdova të bashkëpunoja për projekte të tjera, e kështu me radhë. Por, ka dhe projekte të tjera që kam realizuar në Kosovë , si psh: dokumentarët "Goli Otok", "Ushtari", etj. Që të gjitha këto projekte promovojnë liritë dhe të drejtat e njeriut. Çdo artist ka laboratorin e tij krijues.
F.N: Si lind dhe si ngjizet tek ju ideja e realizmit te një vepre artistike?
M.K : Unë nuk kam vetëm një laborator. Kam projektet që i punoj në Europe me Nil Production e në bashkëpunim me kompani të tjera, pastaj projektet në Amerikë me Nil Corporate e kompani të ndryshme. Kam projektet e pamvaruara. Prandaj, edhe mënyra e punës dhe e realizimit ndryshon. Në të shumtën e rasteve janë kërkesat ato që të diktojnë idetë , temat dhe mënyrën e realizimit.
F.N Ju keni kompaninë tuaj të produksionit "Nil Production" me seli në Prishtinë dhe NJu Jork, si lindi ideja e krijimit të saj? Cila është veprimtaria e kompanisë që ju drejtoni ?
M.K: Në Prishtinë kam një ekip me të cilin kam dhjetë që punoj. Kemi bere filma, serialë, dokumentarë. Jemi mësuar bashkë, kemi gabuar bashkë, kemi humbur e fituar bashkë, nuk jemi dorëzuar kurrë . Kemi punuar gjithë farë punësh për të mbijetuar; reklama, spote, fushata, programe dhe organizime nga më të ndryshmet por gjithmonë e kemi mbajtur njëri-tjetrin. Ka disa qe janë larguar, nuk i kanë rezistuar presionit të punës në këto kushte, por shumica kanë qëndruar. Ata sot udhëtojnë me mua nëpër botë, ata janë pjesë e Nil Corporate në Nju Jork,e cila organizon Javen e Filmit Shqiptar për tri vite rradhazi. Kështu, pak a shumë funksionojmë .
F.N - Jeni pronare e rreptë?
M.K: Jam e disiplinuar.
F.N : Çfarë pëlqeni më shumë tek vetja ?
M.K : E vështirë të thuhet...hë..., jam përplasur shumë herë, por konfidenca dhe durimi ka qenë ajo që më ka bërë të mos heq dorë kurrë. Nëse nuk ma merrni për të keq, për mua nuk është asgjë e pamundur. Thjesht, unë guxoj të gaboj !!! .Ndoshta kjo është ajo që mbase e pëlqej.
F.N : Ju sapo jeni nderuar me çmimin Best Human Artist 2015" Çfarë përfaqëson ky çmim per ju ?
M.K:Komiteti i Artistëve Hebrej në Paris çdo katër vjet i akordon 12 shpërblime artistëve europianë të cilët me krijimtarinë e tyre promovojnë liritë dhe të drejtat e njetiut. Komiteti studion krijimtarinë e tyre për vite me radhë dhe në bazë te paraqitjeve dhe sukseseve të tndanë këto çmime në kinematografi, muzikë, arte pamore. Falenderoj shumë të gjithë ata që bënë të mundur që sot të mbaj në duar këtë çmim që përfaqëson vlerat humane.
F.N: Cila është sfida më e vështirë që keni përpara ?
M.K: Kur ke ambicie të mëdha, ballafaqohesh me sfida të mëdha. Por unë mundohem që të shoh gjithmonë përparësitë në çdo problem, duke kushtëzuar kështu suksesin si të vetmin opsion. Për ndryshe, nuk mund të mbijetosh. Është pak a shumë si historia e peshkut te madh dhe peshkut të vogël. Duhet punë shumë e madhe për të mos u gjendur në barkun e ndonjë balene, sepse ndryshimet e perditëshme që i sjell teknologjia, ndonjë herë janë të vështira për tu përceptuar.
F.N: Gjithsesi ju keni ideuar dhe realizuar me shumë sukses Albanian Week Film Festival" në Nju Jork...!
M.K : Ishte hera e parë që në Amerikë u organizua një event kaq i madh i filmit shqiptar. Imagjinoni 100 filma, i kemi shfaqur në edicionin e parë më 2012 në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Filmat u shfaqen në tri kinema amerikane. U bë një jehonë e madhe, ngaqë ishte e pabesueshme...Një regjisor nga Shqipëria më pat thënë: vetëm një e çmëndur mund ta bëjë këtë. Por unë e bëra bashkë me njerëzit e mi të cilët më qëndruan pranë. Komuniteti u nda i kë naqur dhe ky ishte rezultati që unë doja. Në fund të fundit askujt si interesojnë vështirësitë.
F.N Kur do të organizohet këtë vit , ky aktivitet që ju drejtoni me shumë sukses , dhe çfarë dëshëroni te zbuloni në këtë intervistë
M.K: Këtë vit do të organizohet edicioni i 4-të . Gradualisht ne po e ndërtojmë identitetin e festivalit tonë. Nga viti në vit ne kemi sjellë inovacione. Ju siguroj se ky edicion do të jetë shumë i veçantë për shumë arsye, por gjithnjë duke ruajtur qëllimin bazë të festivalit: të promovojnë kulturën e kombit tonë dhe civilizimit që ne i përkasim.
F.N:Si e shihni komunitetin shqiptar në Nju Jork , sa të integruar në jetën amerikane?
M.K : Në përgjithësi në Amerikë integrimi është më i kollajshëm se në çdo vend tjetër, sidomos për shqiptarët. Pavarësisht se ka gjithmonë punë për tu bërë.
F.N: Po rolin e gruas shqiptare në këtë komunitet ?
M.K : Njoh disa gra, zonja të cilat kanë ushtruar ndikim tek politika amerikane në sensibilizimin e çështjes shqiptare në etapa të historisë. Këto zonja dhe sot janë një pasqyrë e komunitetit, edhe pse unë i takoj shumë rrallë, por kam dëgjuar të flitet shumë për to. Roli i tyre është shumë i veçantë .
F.N: Cili është sipas jush imazhi i gruas së shekullit të XXI ?
M.K : Varet nga cili prizëm e shihni, por edhe gruaja si çdo gjë ka evoluar globalisht. Fuqizimi ekonomik ka bërë që dhe gruaja të jetë faktor në vendimarrje. Nuk dua t'i referohem shoqërisë shqiptare sepse akoma ka diskriminim të madh gjinor, por në shoqëritë moderne, mendoj se i kanë tejkaluar këto barriera. Por, edhe gruaja shqiptare mendoj se duhet të punojë më shumë në ngritjen e imazhit të saj . Nuk është e lehtë , për mua nuk ishte e lehtë ..., thjesht, unë guxova të gaboj...!!!











