Nga 1 nëntori nuk do të ketë më abone për studentët. Shoqëritë e transportit qytetas do të ndalojnë shitjen dhe tregtimin e tyre. Arsyeja është se nuk kanë marrë subvencione nga Ministria e Arsimit për abonetë.
Në fillim të këtij muaji Shoqata eTransportit qytetas që përmbledh 7 shoqëri transporti i ka dërguar një shkresë zyrtare Bashkisë së Tiranës në datën 11 nëntor nga ku është bërë i ditur problematika.
Por në shkresën me nr protokolli 12305/2 thuhet se fondet për kompensim të kategorive të caktuara bëhen sipas ligjit nga institucionet përkatëse ku tarifa përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.
Ndaj edhe Bashkia e Tiranës i ka dërguar një shkresë Ministrisë së Arsimit ku i kërkon subvencionimin e aboneve të studentëve. I pyetur përkëtë çështje zv/ministri i Arsimit Arbian Mazniku tha se shoqëritë e transportit qytetas do të kompensohen sipas ligjit por pa përcaktuar afate.
Kreu sindikatave të punonjësve të transportit Zija Hasanaj tha se mos zbatimi i ligjit ka krijuar këtë situatë problematike.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com