/ATSH/ - Në Kosovë javën e kaluar u festua Dita e Turqve -23 Prilli, ndërsa mbrëmë në qytetin e Prizrenit u organizua një aktivitet ku mori pjesë edhe kryeministri Isa Mustafa, i cili në emër të qeverisë kosovare uroi pjesëtarët e komunitetit turk.
Dita e Turqve është e përcaktuar si një nga "ditët memoriale" me Ligjin për festat zyrtare në shtetin e Kosovës, të miratuar pas shpalljes së pavarësisë para 7 viteve.
Kryeministri Mustafa tha se kjo festë e komunitetit turk shënohet si festë e Kosovës, duke vlerësuar angazhimet e përbashkëta të komuniteteve, në ndërtimin e shtetit kosovar.
Duke folur për qasjen e komunitetit turk në Kosovë si një shembull të mirë të përkushtimit për shtetin e Kosovës, kryeministri Mustafa theksoi angazhimin e përbashkët për ndërtimin e një shoqërie demokratike, me synim anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në NATO.
Kryeministri Isa Mustafa po ashtu e falënderoi zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, i pranishëm në këtë pritje, për përkrahjen që Turqia ka dhënë për Republikën e Kosovës.
Po ashtu, kryeministri Mustafa theksoi se festat e komuniteteve janë pasuri e Kosovës pasi që tregojnë veçorinë e Kosovës për multikulturalizmin ndërfetar e ndëretnik në Republikën e Kosovës dhe se komuniteti turk është ura më e mirë e bashkëpunimit me Turqinë.
Kryeministri Mustafa shprehu përkushtimin e qeverisë së Kosovës për të përkrahur komunitetin turk dhe të gjitha komunitetet e tjera në Republikën e Kosovës.
Sipas regjistrimit të popullsisë të pranverës 2011, në Kosovë, pa veriun, u numëran 1.739. 825 banorë rezidentë, prej tyre 1.08 % të komunitetit turk. Regjistrimi tregonte se në Kosovë 92.93 % e banorëve janë shqiptarë. Pjesa tjetër e përqindjeve iu takon komuniteteve pakicë.
Ligj për festat zyrtare në Republikën e Kosovës është miratuar në Kuvend në 21 maj 2008, kurse është shpallur me Dekretin e Presidentit të Republikës të 15 qershorit po atë vit.
Dekretimi i këtij ligji si dhe i 40 ligjeve tjera të dala nga paketa e Propozimit Gjithpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të Kryenegociatorit Martti Ahtisaari - Emisarit Special të OKB-së, ishte një nga zhvillimet e ditës së 15 qershorit 2008 të hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Kosovës, e cila është miratuar nga Kuvendi para 7 vitesh në 9 prill, më pak se dy maj pas shpalljes së pavarësisë në 17 shkurtin historik 2008.
Ligj për festat zyrtare në Republikën e Kosovës, mes tjerash, përcakton: "5.5 "Ditët memoriale janë: a) 28 Nëntori, dita e shqiptareve; b) 12 Qershori, dita e paqes; c) 6 Marsi, dita e Përkujtimit dhe e Respektit për Veteranet; 3 d) 23 Prilli, dita e turqve; e) 8 Prilli, dita e romeve; f) 15 Shkurti, dita e ashkalinjëve; g) 28 Shtatori, dita e boshnjakeve; h) 6 Maji, dita e goranëve. Ditët e tjera memoriale përcaktohen nga qeveria e Republikës se Kosovës në konsultim me Presidentin e Republikës së Kosovës, nga të cilat dy ditë në konsultim me komunitetin serb të Kosovës".
/Shqiptarja.com