Muzika, nuk duhet në darkë për COVID, apo për të mos prishur gjumin?

Muzika, nuk duhet në darkë për COVID, apo për të mos prishur gjumin?

Foto nga lokalet e mbyllur në Lungomare të Vlorës

Pronarët e lokaleve të Lungomares në Vlorë organizuan të dielën në mbrëmje një protestë të pa precedentë, duke transmetuar Himnin Kombëtar me volum të lartë pas orës 22.00, orari limit i vendosur nga Ministria e Shëndetësisë për të transmetuar muzikën në lokalet publike në kuadër të masave anticovid. Protesta të tilla priten të zhvillohen në të gjitha zonat turistike nga ku, duke nisur nga ora 22.00, është e ndaluar të transmetohet muzikë në lokalet publike. Një masë që duket se nuk vlen për Tiranën, ku muzika transmetohet në Sheshin Skënderbej përtej orës 22.00, e kjo gjë që në fillim të kampionatit europian, ku mijëra të rinj u grumbulluan duke festuar pa maska, e duke injoruar çdo formë kujdesi anti-Covid.

Në të vërtetë, nuk kuptohet nëse ndalimi i muzikës pas orës 22.00 është i lidhur me frikën e përhapjes së Covid, siç është shpjeguar deri tani, apo nga frika e shqetësimit të pushuesve, siç kuptohet nga Twitteri i kryeministrit Edi Rama. Sot Rama, duke lajmëruar ndalimin e muzikës nisur nga 20 korriku, spostuar në orën 23.00, shkruan:

''E drejta e atyre që duan zhurmë muzikore tërë natën nuk fiton dot mbi të drejtën e atyre që natën duan zhurmën e detit. Kush do të kërcejë e të këndojë tërë natën po të dojë, le të organizohet në natyrë, në pika ku nuk shqetëson njeri - si në tërë botën e civilizuar turistike".

Qeveria duhet të sqarojë nëse kufizimi i orarit të përdorimit të muzikës pas orës 23.00 është vendosur për të parandaluar COVID apo për të garantuar gjumin e qetë pushuesve pensionistë. Ndryshimi është thelbësor: COVID nuk përhapet përmes muzikës (siç pretendoi të shpjegonte minsitri Blendi Klosi në një intervistë tashmë historike të pak muajve më parë), por përhapet duke lejuar mijëra njerëz të grumbullohen pa asnjë distancë siç ndodhi për shembull për një muaj rresht në Sheshin Skënderbej në Tiranë, apo evente të tjera të ngjashme nëpër Shqipëri, nga të cilat Ministria e Shëndetësisë nuk është alarmuar. Por nëse muzika do të shuhet në orën 23.00 jo për të parandaluar përhapjen e COVID, por për të garantuar një gjumë të qetë pushuesve, atëherë duhet të heqim dorë për të shndërruar Shqipërinë në një super destinacion turistik siç ka premtuar deri tani qeveria. Për qetësinë në qytet dhe në zonat e banuara mund të përpunohet fare mirë një urdhëresë që rregullon nivelin e muzikës dhe orarin, si në gjithë botën e qytetëruar.

Turistët nuk zgjedhin një vend pushimesh vetëm për t’u çlodhur, por edhe për t’u argëtuar gjatë natës dhe të imponosh një orë policore për të garantuar qetësi në kulmin e sezonit turistik, nuk ndihmon askënd. Pra, ka një logjikë nëse vendosen kufizime oraresh “normale” në zonat e banuara “si në tërë botën e civilizuar turistike” (në vende turistike si Rimini dhe Riçione muzika dëgjohet kudo deri në 1.00 pas mesnate) dhe në këtë pikë nuk ka kuptim të ruhet ora policore pas mesnatës edhe larg zonave të banuara, siç ndodh sot. Për të pranuar kufizimet, gjëja e parë që shërben të kuptohet është se përse po sakrifikohemi.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 19/07/2021 21:44

    O ju gazetarë të Shqiptarja.Com, në vënd që të jeni me njerëzit që duan zbatimin e ligjeve, dilni në përkrahje të atyre pak njerëzve që duan anarshi edhe kur bëhet fjalë për shëndetin e popullit,nuk duan t'ja dinë që pandemia akoma s'ka mbaruar,por shohin vetëm fitimet e tyre.Ju vetë në informacionet e lajmeve në Report tv shpesh jepni lajme se si në shumë vënde po shtërngohen masat anti Covid dhe deri ndërprerje 24 orë të muzikës( rasti në Greqi)dmth nuk qënkan të gabuara ato masa të marra nga Komiteti i Ekspertëve që në krahasim me vëndet e tjera janë shumë të buta.Mqse ky problem ka të bëjë me shëndetin e popullit, ju si gazetarë duhet të jeni në anën e Ligjit,se nuk na gjen asnjë gjë e keqe, nqse dhe këtë vit të mos kemi muzikë në klube nate.

    Përgjigju
  • Dori: 19/07/2021 19:34

    Mos te paguajne taksat te behen gjithe bizneset bashke e zgjidhet kjo pune. Rrofte pandemia dhe terror policor. Pastaj ku e gjen policia te futet brenda bizneseve me uniforma

    Përgjigju
  • Qypi: 19/07/2021 12:51

    Po sakrifikohet suma jote se spo dëgjon kakofoni tallavaje. Ajo që quan ti muziko sështë gjë veçse nji çmenduri që çaktivizon mendimin, degjimin dhe bisedën. Drogë dhe kotësi promovon, zero art vetëm bajatllëk..JO MUZIKËS ME VOLUM NË LOKALE.

    Përgjigju
  • XXX: 19/07/2021 12:46

    Ikni ore bythqira, doni aheng naten ju legena. Po ata qe duan gjume? apo VK atyre.

    Përgjigju
  • Dory: 19/07/2021 12:34

    Ky/kjo qe ka shkruar artikullin ka qene ndonjehere ne Rimini??? Atje muzika nuk shqeteson personin qe do te qetesohet por behet muzoke vec ne lungomare e jo ne zone te banuar... Apo fol te flasim?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë