Në Europian do mbështes... Flet
vajza e De Biasit për kombëtaren
Gianni De Biasi padyshim që e shijoi pa masë fitoren e Shqipërisë ndaj Armenisë dhe kualifikimin në Europian, por është dhe dikush tjetër që e ka shijuar po aq sa ai, vajza e tij Chiara Sofia.
Gianni De Biasi padyshim që e shijoi pa masë fitoren e Shqipërisë ndaj Armenisë dhe kualifikimin në Europian, por është dhe dikush tjetër që e ka shijuar po aq sa ai, vajza e tij Chiara Sofia.
Në një intervsitë për MAD, vajza e trajnerit të kombëtares shqiptare shprehu emocionet e para të fitores dhe bisedën që bëri me babain. Chiara e ndoqi ndeshjen kualifikuese në Trieste, ku edhe vazhdon studimet për mjekësi dhe kirurgji, bashkë me miqtë e saj italianë.
Menjëherë pas ndeshjes i kam shkruar babit për ta uruar atë dhe këtë skuadër të madhe si Shqipëria. "Ai më telefonoi pas pak minutash, ishte tepër i gëzuar dhe i emocionuar. Më tha se për të ishte suksesi më i madh që ka arritur në karrierën e tij.
Më vonë më nisi një video ku shihej ai, stafi dhe lojtarët duke festuar për fitoren. E pa imagjinueshme! Kam qarë nga gëzimi për të...", shpjegoi 24-vjeçarja momentet e para të kualifikimit.
Chiara Sofia u shpreh shumë e emocionuar për fitoren e kombëtares shqiptare. E pyetur se për cilën skuadër do të bëjë tifo këtë Europian, Sofia tha: "Edhe pse zemra ime i përket Italisë, më duhet të pranoj që do të bëj tifo për Shqipërine! Forca Shqipëria!"
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
26/2
Sondazhi i ditës:
PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
18.5%
-
Të gabuar
76.7%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 416
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vështirësi ekomomike dhe sfida në punë, çfarë kanë parashikuar yjet për sot
30 Shtator, 07:01
-
VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois
29 Shtator, 22:56
-
Napoli mund pastër Monzën dhe merr kreun e Serie A! Lazio ul me 'këmbë në tokë' Torinon, e mposht 2-3! Roma përmbys Venezian
29 Shtator, 22:46
-
Napoli merr kreun e Serie A, fiton 2-0 kundër Monzës
29 Shtator, 22:41
-
Himarë/ Nesër Vangjel Tavo bën betimin si kryebashkiak në mbledhjen e këshillit
29 Shtator, 22:19
-
Korçë/ Ekspozitë me ikonat e Diço Zografit, pasqyrojnë lidhjen mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut
29 Shtator, 22:03
-
Ndryshime drastike në tregun e transferimeve, pesë ligat më të mëdha evropiane gjejnë dakordësinë
29 Shtator, 21:54
-
CDC: Vetëvrasjet në SHBA mbeten në nivelin më të lartë në histori
29 Shtator, 21:52
-
Mero Baze: Protestat, një 'rreshtore' e re për PD
29 Shtator, 21:29
-
Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në Esencë-Report Tv
29 Shtator, 21:07
-
Renditja/ Tirana fiton pas 138 ditësh, përmbys 2-1 Skënderbeun në kryeqytet! AF Elbasani i falet Lleshit në Ballsh
29 Shtator, 20:56
-
VIDEO/ Berisha ngatërrohet në Këshillin Kombëtar, nuk i ndahet shpirti nga Kuvendi Popullor
29 Shtator, 20:53