Nëna e fëmija,Ema Andrea, Dino
Mustafiq,e spektakli i së ardhmes

Nëna e fëmija,Ema Andrea, Dino<br />Mustafiq,e spektakli i së ardhmes<br>
Spektaklin e Dino Mustafiqit dhe të Ema Andreas, ku debutonte edhe aktori i ri Matia Llupa do ta shihnja në studjon e skulpturave monumentale të Kristaq Ramës, Muntaz Dhramit e të Shaban Hadërit, në një skenë të pazakontë, pran shtëpisë time të vjetër (mbetje e stilit rus të arkitekturës në godinat e pasçclirimit!), ku edhe emërtimi (“Tulla-Cultura Centër”), do të më linte po kaq të habitur.

Binte shi atë mbrëmje, po me mikun tim, kritikun e teatrit Josif Papagjoni, do të ngjiteshim në katin e dytë të ngrehinës së dikurshme, thuajse të pa lagur, në saj të vajtjes në këtë teatër të  çuditshëm me “Smartin” e tij. Me surprizën e dytë do të përballeshim në hollin e teatrit, që përbënte edhe skenografinë e shfaqjes, ku aktorët Ema Andrea dhe Matia LLupa po bënin ushtrimet e ngrohjes të parashfaqjes (të mjeshtris së aktorit), pamvarësisht se karriket tona ishin nën hundët e tyre.

Shfaqja do të fillonte paspak e Ema me aktorin e ri Matia, që do të ishte i biri i porsaardhur nga larg, do të zinin vend në të dy skajet e platformës së shtruar  me linoleumin e bardhë e të zhgaravitur me disenjo të zeza, që mesa u pa më von, do të ishte mjedisi i vetëm i veprimit, njëherësh edhe sallon i shtëpisë, i cili i ngjante një palestre sportive, ku ata do të bënin edhe ushtrime gjithfarësh.

Ky do të ishte edhe ekspozicioni i spektaklit të një teatri dhome, ku nuk do të kishte më tepër se 50 spektatorë të veshur me sqimë, nga ata që e duan dhe e kuptojnë teatrin në këtë kohë pështjellimesh të mëdha.

Regjisori Mustafiq, pa u larguar ende nga jehona e madhërishme e spektaklit të tij modern EQUUS, zbret tani ne ketë shfaqje te dramës psikologjike të norvogjezit Fosse, po me atë koncept posmodernist alla Grotovski, ku shkrirja e skenës së aktorit me publikun e vet është vetëm Një dhe ka të njejtën frymëmarrje.

Aty bëhet e zhbëhet njeriu, lind dhe vdes e, midis kësaj trajektoreje, shpaloset e gjithë bota e tij deri në intimitetet e qënies, midis dashurisë dhe urrejtjes, në shkatërrimin ose në gjetjen e vetvetes përmes një stresi të pandërprerë.

Menjëherë do të përballeshim me ngjarjen e vetme që ka drama: tek nëna që banon e vetme, ka ardhur i biri që jeton tepër larg. Dhe pikërisht kjo ngjarje e madhe do të shpaloset në retrospektivë, në trajtën më emigmatike, përmes një dialogu absurd e me digresione nga më të papriturat, që zbërthejn jetën e tyre të degraduar në terenin bashkëkohor, kur kontradiktat në raportet prindër-fëmijë bëhen nga më të papërballueshmet.

Regjisori Mustafiq e ka vendosur vend-veprimin në këtë tapet bardhë e zi, midis  dy rradhitjeve të vargut të shisheve të boshatisura, sikundër është po në boshllëk dhe e alkolizuar e gjithë jeta e tyre. Dhe në mes do të jetë trari i ekulibrit që do të përbëjë çekuilibrimin e tyre, vërtitjen në hapësirën e kohës, humbjen e gjetjen e ekuilibrit te domosdoshm.

Personazhet kanë shkëputje të përherëshme të mendimeve, rrëkëllime përplasëse në tokë,ngritje-ulje, deri në konfrontime fizike me njeri-tjetrin , edhe pse në raportin nënë e bir! Dialogu absurd copëzohet vazhdimisht dhe në caste ngritje-ulje të vrulleve shpirtërore pinë gjithmon cigare….

Gradualisht ne do të mësojmë se nëna, e cila bën jetën e vet si grua, thuajse e ka haruar të birin që jeton larg, ndërsa i biri vjen i rebeluar tek e ëma, duke sjellur tek ajo edhe një letër poshtëruse në adresë të saj, letër që përfundon në grykën e shishes e që do të digjet andejë nga fundi i spektaklit po prej tij.

Dhe diku nga mesi i veprimit skenik tepër të ngjeshur, autorët do të shpalosin rrënjët e këtyre mardhënieve të errta të kësaj familjeje të shkatëruar që në embrionin e vet, pasojë e së cilës ka të bëjë edhe me largimin e arrdhjen e beftë të djalit plangprishës, në mund ta quajm kështu.

Po, ja ku zgjohen ndijesite e thella të një nëne, e cila e ka ritur këtë krijesë me qumështin e gjirit. Miti i mëmësisë bëhet real, inspirues e ngjethës për të gjithë ne që e ndjekim, që e shohim me përdëllim dhe për të dy aktorët që e realizojnë si një instikt të hershëm njerëzor.

Regjisori e realizon një çast të tillë, jo më si një incest, po si një mrekulli të natyrës njerëzore, kur  i biri-,tashmë i ritur provon rishtazi eliksirin e jetës, si  të përmëndej prej harresës së gjatë. Është një skenë, sa e ëmbël, aq edhe tronditëse, me një interpretim brilant të Emës-Nënë dhe të birit-Matia,O Perëdi! Në gjuhën greke Matia i thonë syrit!

Çfarë koincidence e shkëlqyer! Nena-Ema shtrëngon në gjirin e vet fëmijën e humbur…Edhe bisha zbutet kështu! Ndersa mbrojtësit e moralit të rrept ulin kryet! Më në fund në skenën tonë shpërvishen edhe skena të tilla, qe konsideroheshin tabu..Thyhet kështu korniza e teatrit  të ashtuquajtur të Realizmit Socialist dhe në hapësirën skenike bashkëkohëse do të shfaqet natyra mëmë , njeriu i plot, ashtu si e ka bërë nëna të birin, pa prekur e shëmtuar aspak estetikën e etikën teatrore, në linjat e së bukurës e të vërtetësisë.

Po duhen gjithmonë regjisorë si Dino Mustafiqi, njohës të teatrit kontemporan, mjeshra te regjisurës, mjeshtra të aktrimit modern, mjeshtra të antropologjisë e të psikologjisë së njeriut në të gjitha aspektet e jetës së tij. 

Do ta ndjeja veten si soditës të një vullkani që zjente nga brenda vetes . Shikoja fillimish dy aktorë të moshave të ndryshme në të dy skajet e tapetit, në meditacionin e tyre të heshtur, ecjet e tyre paralele si në dy brigjet e të njejtit lum, afrimet e shkëputjet nga njeri-tjetri, dialogje të çorodiura e absurde, romuze e “predha” fjalësh të hedhura në erë, që rrëfenin gjëndjen e tyre të rënduar.

Nje llavë vullkanike gatuhej aty, brenda e jashtë nesh , për të na bërë edhe neve pjesmarrës në këtë shpërthim të shpirtit njerëzor,duke ndjekur interpretimet e të dy aktorëve, ne do ta vinim re këtë gjëndje e pamje të vullkanizuar, kur llava e brendëshme, herë e padukëshme, herë  e qetë në sipërfaqe, me erupsione të befta nga brenda, nuk përmbahehin më. Kishin arrdhur çastet e vlimit  të madh.

Ema Andrea, si aktore e dimensioneve europjane tashmë, është e aftë që ta përballojë këtë erupsjon të vullkanizuar, Tronditja e saj është po aq e brendëshme, sa edhe e papërmbajtur. Është  nënë, po është edhe një bishë qe sapo zgjohet nga gjumi i rënd…

Edhe ajo e ka ndjerë braktisjen, vetmin, hijen përbuzëse të të shoqit, si edhe sfidën e te birit të porsaarrdhur. Një performancë e shkëlqyer, e papërsëritëshme dhe e papaguar asnjëherë në vlerën e vet. Aktorët kan qenë e do të jenë mjeranët më të mëdhenjë të të gjithë shekujve , deri sa të vdesin në skenë prej emocionesh të mëdha tronditëse.

Ja tek ështe Ema Andrea, e shliruar nga të gjitha koplekset e aktrimit, përtejë murit të katërt të teatrit të trashëguar, me nje sugjestion të hatashm. Por edhe ky aktor i ri, i quajtur Matia Llupa, që me sa duket e ka rolin e tij të parë, shfaq në këtë personazh të vështirë një finesë të  rrallë aktrimi të thellë, me të njetën potencë krijimi, duke zbuluar me një qetësi të tensjonuar, me sigurine e saktësinë e fjalës, organikisht, pa më të voglën shtirje të teatrit të vjetër, erupsionin e këtij vullkani që zbret i zjarrtë deri te këmbët tona! Kemi përpara nesh dy karraktere të dyzuara që përballen mrekullisht.

Se, një e fshehtë e saj, që nuk ka dashur ta lindë fëmijën e vet, kthehet tani në një bumerang të lemerishm për të birin tanimë të ritur, duke i krijuar atij një pështjellim shpirtëror e vuajtje. Hapet kështu drama e hidhur e ekzistencës që nuk kapërdihet lehtësisht, por që duhej nje Matia Llupa që të aktronte me drithërimin e një artisti me përvojë, me një natyrësi që do ta kishte zili kushdo tjetër që i ka rënduar skenës për një kohë tepër të gjatë. 

Dhe, në krahun e së ëmës, si një paralelizm, po kaq të dyzuar e tronditëse, do të duhej pikërisht një  Ema Andrea , për të zbuluar protestën e hershme të ndrydhjes së saj nga e ëma konservatore, kur vitet e saj të arta  do të nxiheshin e do të burgoseshin! E është për tu admiruar interpretimi i djaloshit Llupa, i përgatitur si aktor në shkollën italjane, sesi të evidentohet gradualisht e me vërtetësi kurbatura e shuarjes së egërsisë ,deri në gjirin e nënës që e ka lindur

Pamë kështu spektaklin e së ardhmes, që përcolli aq natyrshëm, me artin e madh, mesazhin universal të zbritjes së njeriut tek vetvetja. Dalja nga teatri do na fuste përsëri në realitetin e zakonshëm të një mbrëmje të von dimëri të trishtë…

ema andrea

 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Mundësi Dudaev fiton pa u ndeshur, në drekë përballet për medaljen e bronztë

Paris 2024/ Mundësi Dudaev fiton pa u ndeshur, në drekë përballet për medaljen e bronztë