Namir Lapardhaja: Flojera Davidhi – gjyqtare e ‘fjalës së lirë’ apo ‘e kapur nga Edi Rama’?
Flojera Davidhi ne nje takim me Yuri Kim, ish ambasadore e SHBA-se
“Flojera Davidhi, kjo gjyqtare e fjalës së lirë, kjo juriste e shkëlqyer, kjo magjistrate e pa kapur nga Edi Rama dhe Sorosi, mori sot vendimin e duhur.” – Këto do jenë fjalët e Sali Berishës sot ndaj gjyqtares së GJKKO-së që revokoi masën e “arrestit shtëpiak” ndaj tij.
Sigurisht, po të jepte një vendim tjetër fjalia e mësipërme do të ishte ndryshe: “Flojera Davidhi, kjo gjyqtare e korruptuar, e kapur nga bandat, kjo që nuk ka njohuri të mjaftueshme juridike, kjo shërbëtore e Edi Ramës dhe e Gjokës së krimit.”
Janë dy fjali që ata që e kanë pranuar këtë sjellje poshtëruese dhe inkoherente ndaj çdo gjëje të Berishës, sigurisht që do ta pranonin.
Gjithsesi, demokratëve që ndjekin dhe besojnë Berishën, u duhet të ngrejnë një pyetje: është apo nuk është drejtësia në shërbim të Edi Ramës, duke qenë se pas amnistisë penale dhe mbylljes së listave ka disa vendime njëri pas tjetrin që janë dhënë në favor të Berishës, duke filluar nga dhënia e vulës së PD-së dhe duke ardhur te ky vendim i ditës së sotme i GJKKO-së?
Nëse drejtësia është siç thotë Berisha, atëherë të gjitha këto vendime i ka dhënë Edi Rama dhe i interesojnë atij. Nëse nuk është siç thotë Berisha, atëherë ka nevojë për një rizgjim dhe një hedhje tej të ‘magjisë’ që Berisha u ka bërë këtyre njerëzve që e ndjekin me gojë hapur.
Pavarësisht të gjithave, masa e arrestit shtëpiak për Berishën, pas shkuarjes së dosjes së tij për gjykim në gjykatë, ishte disproporcionale dhe sigurisht që duhet të binte.
Pas vendimit të sotëm, Berisha së bashku me të gjithë argatët mediatikë duhet t’i kërkojnë falje për sulmet e turpshme gjyqtares Flojera Davidhi, të cilën e linçuan, e fyen dhe e paragjykuan sapo emri i saj doli në këtë çështje.
Vendimi i sotëm rrëzon edhe alibinë Berishës dhe të militantëve të tij për zgjedhjet e radhës. Kryetarin e kanë jashtë, bandat e pushtetit po i godet përditë SPAK. Fusha e lojës është për ta. Le ta fitojnë!
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
23.9%
-
Të gabuar
68.8%
-
Nuk e di
7.3%
Vota total: 888
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Skënder Minxhozi: SKAPI u bë SPAK!
27 Nëntor, 11:35
-
Sali Berisha lirohet nga 'arresti shtëpiak!' Reagon opozita! Bardhi: Fitore politike e tij! Meta nga burgu: Urime
27 Nëntor, 11:29
-
LIVE-Afera 'Partizani'/ GJKKO i heq 'arrestin shtëpiak' Sali Berishës! SPAK: E apelojmë! Avokati: S'ka rrezik për prishje provash! Berisha shkon në PD pas 331 ditësh
27 Nëntor, 10:12
-
Dyrnjaja për Report TV: Njerëzit afër Berishës dhe djalit të tij marrin leje për kulla, sapo kanë marrë dhe një tjetër në Tiranë! Ai është komod në opozitë
26 Nëntor, 15:20
-
Gjykata Kushtetuese shqyrton më 27 dhjetor 'arrestin e shtëpisë' të Berishës, thërret dhe Kuvendin e SPAK në seancë
26 Nëntor, 14:26
-
PD ‘mosbindje civile’ me orar, bllokojnë rreth 3 orë 5 kryqëzimet e Tiranës! Deputetët përplasen me policinë, shpërndahen me ujë e gaz! Shoqërohen 44 protestues (VIDEO)
26 Nëntor, 08:50
-
Detyrim paraqitjeje për dy gazetarët, Sali Berisha: Artan Hoxha anëtar i bandës Bajri! T'i hiqet masa Qynos
25 Nëntor, 17:31
-
Trafikanti që mbështet Berishën: Nuk më lejuan të futesha në sallën ku Rama mbajti takimin! Isha i maskuar po më njohën
25 Nëntor, 13:01
-
Afera 'Partizani’/ GJKKO shtyn më 16 dhjetor seancën paraprake për Berishën, dhëndrin dhe 3 të tjerët! Avokati Gjokutaj: Strasburgu po shqyrton me prioritet dosjen e ish-kryeministrit
25 Nëntor, 12:52
-
Data për zgjedhjet 2025/ PS dhe Celibashi i propozojnë presidentit 11 majin, Klosi: T'ju lemë më shumë kohë emigrantëve! PD refuzon konsultimet, Berisha: 'Haram Bego' vendos çfarë i thotë Rama
25 Nëntor, 08:20
-
Mero Baze: ‘Antimitingu’ dhe ‘rrahja’, identiteti primitiv i Sali Berishës
25 Nëntor, 07:03
-
Berisha nga ballkoni përdor vdekjen e 14-vjeçarit: Nesër nderojmë Martin Canin, të martën protestë në Tiranë! Rama dhunoi emigrantët në Londër
24 Nëntor, 20:29
Po ik o Namir se le nam!!! Ik fol ndonje fjale per Ervin Demon dhe Zihni Demon qe jane bere bashke me Mafian dhe e mbyten Beratin...fol per Totot dhe Mahmutajt qe I moren frymen Beratit!!! Fol per Nipin e Mahmutajve qe e bene Drejtor te Postes dhe kane Deputet me PD Kasemin! Fol njehere per politiken lokale dhe jepi zgjidhje...se ngele duke bere gam gam kot...fol per 5 milion euro kilometer kalldremi ne Berat...ku I coi Ervin Demo?
PërgjigjuFlojera qe mezi merrte provimet. Shihet nga emri se ç'gjyqtare eshte. Nga frika e ndonje gangoje tropojan, merre keto vendime. Kjo eshte Drejtesia e re e dale nga Vetting-u.
PërgjigjuDrejtësia nuk ekziston fare , e le më në dispozicion të atijê apo këtijë.
PërgjigjuPo me thene qe nje pjese e mire (dhe goxha me potence bile) eshte ne sherbim te Rames ..a ta prish ekuacionin ty kjo gje o Naim?
Përgjigju