Namir Lapardhaja: Opozita ‘mos më prek me dorë’

 Namir Lapardhaja: Opozita ‘mos më prek me dorë’

Rikthimi i pamjeve dhe i skemave të një viti më parë, tregon për miopinë, mungesën e vizionit, mungesën e alternativës dhe fatalitetin e një grupi deputetësh që kanë marrë peng kauzën opozitare vetëm për shkak të një njeriu, i cili me pandjeshmërinë njerëzore nuk i intereson asgjë tjetër veç hallit të vet dhe të familjes së vet.

Janë të njëjtë protagonist dhe të njëjtat pamje e fiks një viti më parë, të cilat, pavarësisht se përpara kamerave tregojnë agresivitet, sapo kamerat fiken përqafohen me ata që i shtyjnë me kamerat ndezur.

Këto shfaqje një vit më parë, u mbyllën në mënyrë të turpshme, ku në vend të parimit këta u mjaftuan me Pazar me Edi Ramën dhe pushtetin.

Në vend që të përpiqeshin për të inkurajuar sistemin e drejtësisë në luftë kundër korrupsionit të pushtetit, ata bashkuan votat me Edi Ramën dhe amnistuan të dënuarit e pushtetit për korrupsion.

Në vend që të luftonin për lista të hapura dhe për përfaqësim dinjitozë në parlament, ata së bashku me Edi Ramën mbyllën listat, për të bërë kështu siç po bëjnë sot vetëm për të pasur një vend të sigurt në listën e deputetëve.

Është e qartë se një gjë e tillë e bëjnë nga siguria e vetme që marrin prej pushtetit se sa më shumë dhe sa më tepër ta tensionojnë situatën, aq më i madh do të jetë pazari i radhës me Edi Ramën dhe me PS-në.

Dhe dihet që pazari i radhës e ka emrin SPAK dhe çmontim i Reformës në Drejtësi. Nuk ka strategji më të mirë për pushtetin e korruptuar të Ramës se sa ta arrijë atë nëpërmjet ‘duarve’ të opozitës.

E cila sot u shfaq më qesharake se kurrë me klithmat ‘mos më prek me dorë’. Punonjësit e gardës edhe mund të mos i prekin me dorë, por e sigurt është që populli në zgjedhjet e radhës do t’i prekë me gjë tjetër.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ore djal: 03/10/2024 23:28

    Populli do ti dhjese me mut ne zgjedhje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e 11 Majit 2025/ Tabaku: Të rinjtë, në ballë të betejës për fushatën e PD-së

Zgjedhjet e 11 Majit 2025/ Tabaku: Të rinjtë, në ballë të betejës për fushatën e PD-së