Ndërron jetë stilisti i “Zonjave 
të Para”, Oscar de la Renta 

Ndërron jetë stilisti i “Zonjave <br />të Para”, Oscar de la Renta 
Stilisti i njohur  Oscar de la Renta ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare vetëm disa javë pas krijimit të fustanit të nusërisë së avokates Amal Amalaudin, bashkëshortes së aktorit George Clooney.



(Stilisti Oscar de la Renta dhe Hilary Clinton)

Ai ka veshur për vite me radhë yjet e spektaklit, por edhe figura të shquara të botës politike e sidomos zonjat e para të Amerikës si Jackie Kennedy, Nancy Reagan, Laura Bush, Hillary Clinton e deri Michelle Obama.



(Bashkëshortja e Presidentit aktual të SHBA, Michelle Obama)

Për 40 vite me radhë kanë sfiluar në tapetin e kuq me veshjet e tij artiste të njohura si Audrey Hepburn, Cameron Diaz, Nicole Kidman apo Penelope Cruz.



(Nancy Reagan dhe Oscar de la Renta)


De la Renta ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Kent të Connecticut, ndërkohë që ende nuk është bërë i ditur asnjë shkak i vdekjes, ndonëse që prej vitit 2006 stilisti i preferuar i vipave ishte diagnostifikuar me kancer.  




(Ish presidenti i SHBA George Bush dhe bashkëshortja Laura Bush)

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

3/4
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Rama u kërkon votën Shqiptarëve në Selanik: Të ngremë flamurin e Shqipërisë në BE brenda 2030

Rama u kërkon votën Shqiptarëve në Selanik: Të ngremë flamurin e Shqipërisë në BE brenda 2030