Internacionalja Socialiste ka shprehur ngushëllime, pas ndarjes nga jeta të ish-kreut të PS-së dhe ish-kryeministrit të vendit, Fatos Nano.
Në një reagim në rrjetin social X, organizata ndërkombëtare vlerëson kontributin e Nanos gjatë periudhës së tranzicionit në Shqipëri, duke kujtuar se nën drejtimin e tij Partia Socialiste u bë anëtare e Internacionales Socialiste.
“Internacionalja Socialiste i shpreh ngushëllimet e saj të sinqerta anëtarit tonë, Partisë Socialiste Shqiptare, dhe udhëheqësit të saj, Edi Rama, me rastin e ndarjes nga jeta të ish-udhëheqësit të PSSH-së dhe ish-kryeministrin e vendit, Fatos Nano. Fatos Nano luajti një rol të rëndësishëm gjatë periudhës së tranzicionit të Shqipërisë. Nën drejtimin e tij, Partia Socialiste e Shqipërisë u anëtarësua në Internacionalen Socialiste. Gjatë gjithë jetës, ai u angazhua me guxim në mbrojtje të vlerave demokratike dhe, në vitet 1994–1997, u burgos për bindjet e tij politike. Ai e udhëhoqi vendin në një periudhë të vështirë, duke u përpjekur të ndërtonte një shtet kushtetues e demokratik, si dhe dha një kontribut të rëndësishëm në reformat dhe modernizimin e Partisë Socialiste. Ngushëllimet tona më të sinqerta shkojnë për familjen dhe të afërmit e tij.”- thuhet në reagim.
Fatos Nano ndërroi jetë ditën e djeshme në mesditë (31 tetor) në një prej spitaleve private në kryeqytet ku po qëndronte prej 24 ditësh. Gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar ndjeshëm pas problemeve kronike kronike respiratorë. Së fundmi ai pësoi arrest kardiak e më pas vdekje klinike të trurit.
The Socialist International expresses its heartfelt condolences to our member, the Albanian Socialist Party, and its leader, @ediramaal , on the passing of the former leader of the SPA ( @psocialiste ) and former Prime Minister of the country, Fatos Nano.
— Socialist International (@Soc_Intl) November 1, 2025
Fatos Nano played an… pic.twitter.com/okrvx2t1iI
Komente









