DURRËS- Durrsakët kanë lënë pas rrezikun e infektimit nga koronavirusi dhe kanë dalë në sheshin kryesor të Durrësit, pranë Bashkisë për t'i dhënë lamtumirën e fundit njeriut që 'ndërtoi' qytetin, arkitektit të njohur Hajdar Kovaçi.

Të shumtë në numër, miq dhe të afërm, pjesa më e madhe e pajisur me maska e përcollën Kovaçin me duartrokitje për në banesën e fundit, i cili nuk ia doli të fitonte betejën me COVID-19. Megjithatë, teksa sheshi ishte i mbushur plot, në këtë ceremoni mortore ka munguar djali i Kovaçit i vetëkarantinuar në shtëpi.

Hajdar Kovaçi ndërroi jetë ditën e djeshme në spitalin Infektiv në QSUT, ku ishte shtruar prej disa ditësh pasi gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar. E infektuar ka qenë edhe gruaja e tij.

Kovaçi ka lënë një trashëgimi ta pasur veprash në qytetin e Durrësit. Të tilla janë godina e prefekturës në qendër të qytetit apo kompleksi pallateve 6-katësh në hyrje të Durrësit pa përmendur hotele e pallate pas viteve '90.

Nga ceremonia mortore e Hajdar Kovaçit në qendër të qytetit të Durrësit

1588017674_1588017356hajdarkovaci.jpg

Hajdar Kovaçi