Nesër në orën 15:00 në Rekjeavik do të startojë ndeshja eliminatore e Europianit të kombëtares shqiptare kundër Islandës. Në prag të këtij takimi të rëndësishëm, trajneri Edy Reja, i ka të qarta idetë për atë që ekipi do të synoj sapo të futet në fushë.
“Filozofia ime është që gjithmonë të luajmë për fitore. Elementi thelbësor është të dalim në fushë dhe të besojmë që do fitojmë. Islanda do rrezikojë me topat e gjatë që do të fusë ne zonë. Ne do të mundohemi të shfrytëzojmë hapësirat e krijuar dhe cilësitë e lojtarëve tanë.”
Më tej Reja ka preferuar të mos zbulojë asgjë përsa i përket formacionit, ndërsa pyetur për kundërshtarët trajneri ka deklaruar:
“Të gjithë grupin e Islandës e njoh mirë. Kanë një organizim të përkyer në të gjithë fushën. Gjithashtu Sigurdson është një lojtar shumë i mirë dhe kyç si në anën teknike ashtu edhe në atë fizike. Ne do të futemi në fushë për të bërë lojën tone sepse nëse i presim ata, do bëhen shumë të rrezikshëm.”
Në konferencën për shtyp para këtij takimi Reja nuk qëndroi pa thumbuar Eros Grzdën, futbollistin e Kombëtares që sipas FSHF-së u largua nga grumbullimi për arsye personale.
“Ai ka marrë një vendim të tillë dhe është përgjegjësi e tij. Kemi pasur pikëpamje të ndryshme. Është në planet tona dhe do të diskutojmë për të ardhmen, por diskutimi duhet të shtrihet në rang grupi. Janë të gjithë të vlefshëm, por askush nuk është i pazëvendësueshëm.”
Ndërkohë përkrahë trajnerit ishte edhe kapiteni Hysaj, i cili theksoi se kundër Islandës të gjithë futbollistët janë së bshku me objektiv të qartë. Kapiteni gjithashtu tha se Reja i ka dhënë kurajo ekipit dhe se me ardhjen e tij klima në skuadër është shumë e mirë.
Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.2%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 8043
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Shqiptarët i kam në zemër, por bëj tifo për Italinë', Edy Reja: Kujdes nga Bajrami, Sylvinho e gjeti tryezën e shtruar nga unë
12 Qershor, 11:50
-
Edy Reja pranë rikthimit në Serie A si trajner
21 Prill, 17:49
-
VIDEO/ 30 minuta lojë për Europianin U-21, pezullohet Mali i Zi - Shqipëri në Podgoricë! Riluhet më 2024
21 Nëntor 2023, 16:23
-
VIDEO/ Kombëtarja 'fal' Ishujt Faroe, vetëm 0-0 në 'Air Albania'! Tifozët spektakël në tribuna, Shqipëria e mbyll e para në grupin E
20 Nëntor 2023, 22:45
-
Europiani/ Hera e parë përmes një grupi “ferri”! Legjionarët që shkojnë për herë të dytë
18 Nëntor 2023, 16:11
-
Historia e pabesueshme e Jasir Asanit, FSHF-ja s'e kishte në optikë! Në Kombëtare e solli 'një mik' norvegjez i Zabaletës
18 Nëntor 2023, 11:26
-
Mediat e huaja jehonë suksesit të Kombëtares, Reuters: Mbetën të pamposhtur
18 Nëntor 2023, 10:47
-
Nga data e hedhjes së shortit, e deri te çmimet e biletave të Kombëtares për në Europian! Çfarë duhet të dini për 'Gjermani 2024'
18 Nëntor 2023, 10:26
-
VIDEO/ Shkuam, pamë dhe u kualifikuam! Shqipëria barazon 1-1 në Moldavi dhe pret zyrtarisht biletën për herë të dytë në një Europian
17 Nëntor 2023, 19:53
-
VIDEO/ “Kuqezinjtë s’do e kenë problem kualifikimin”, Telushi për Report TV: Kjo Kombëtare s’i trembet askujt
16 Nëntor 2023, 14:46
-
"Më këto ekipe fitorja është detyrim", Sokol Kushta para ndeshjes vendimtare të Kombëtares: Humbja është turp
16 Nëntor 2023, 13:16
-
Kombëtarja kualifikohet edhe me humbje, UEFA tregon si Shqipëria kalon në finalet e Euro 2024
15 Nëntor 2023, 13:04