LUSHNJE- Tymi i zjarrit të ndezur nga një roje pallati në Golem të Lushnjes për t'i bërë ballë të ftohtit të acartë, i ka marrë jetën një 52- vjeçari.

Viktima është Bashkim Çepa 52 vjeç.

Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se Çepa kishte ndezur një zjarr për t'u ngrohur në këto ditë të ftohta dimri teksa ishte në orarin e punës, por është asfiksuar nga tymi.

52- vjeçari është dërguar në spital nga djali i tij por më pas ai ka gjetur vdekjen. 
 

bashkim cepa
Viktima Bashkim Çepa

Ndërkohë më herët në qytetin e Sarandës ka gjetur vdekjen dhe 54-vjeçari Leonard Beqiri. 54-vjeçari i gjet në kushte të mjerueshme në një banesë të braktisur në lagjen nr.2. Ai u dërgua në spitalin ralonal të qytetit por më pas ka ndërruar jetë.
 
Viktima e parë nga i ftohti është shënuar në qytetin e Durrësit para dy ditësh. Arben Sulo, 38 vjeç i cili ishte një i pastrehë është gjetur pa shenja jete nga kalimtarë të rastit në lagjen nr.17 të qytetit bregdetar. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)