‘Ndihesha fajtor dhe i pafuqishëm’, Artan Hakaj: Edhe vajza 8 muajshe u prek nga koronavirus, ja si e përjetova lajmin

Në një kohë kur i duhej të përballej me një armik brenda trupit të tij, Artan Hakaj nga Kosova i cili u infektua nga koronavirus, tregon në emisionin “Rreze Dielli” se edhe vajza e tij 8 muajshe, por edhe gruaja, rezultua pozitive. Ai thotë se ndihej fajtor që ka qenë ai transportuesi i virusit te familja e tij dhe se ndihej I pafuqishëm për të bërë diçka. Megjithatë, fatmirësisht, edhe gruaja edhe foshnja kishin simptoma shumë të lehta dhe jo përkeqësim të shëndetit.

“Edhe vajza tetë muajshe dhe gruaja janë konfirmuar me koronavirus një javë pasi jam konfirmuar edhe unë. Në fakt për këtë kam dalë edhe nga spitali pa u bërë 2 javë qëndrimi atje, kam dalë ditën e tetë, nuk kishte më arsye për të qëndruar në spital. Sepse unë u hospitalizova, qëndrova në spital me shpresën se nuk ia kam transportuar vajzës dhe gruas, porn ë momentin që u konfirmuan, ishte shumë e sikletshme që isha unë fajtori që e dija që e kam mbartur virusin dhe e kam transportuar tek ata. Plus nuk kisha mundësi t’i ndihmoja, ishin momente shumë të vështira për një njeri që i mendon gjërat pak më thellë. Isha unë fajtori i infektimit të tyre dhe as nuk mund t’i ndihmoja. Por njerëzit e afërt më ndihmuan që të furnizonin me ushqime dhe ilace gruan dhe foshnjën 8 muajshe.” thotë Artan Hakaj.


Lajmi kryesor:

I prekuri me koronavirus në Kosovë: Njerëz të ndryshëm, shenja të ndryshme! Ndihem fajtor, infektova dhe vajzën 8 muajshe


D.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia