Famlijet në qytetin e Dibrës, të prekura nga moti i keq që ka pushtuar ditët e fundit vendin, kanë marrë sot ndihmat e para.
I pranishëm në këtë proces ka qenë edhe ministri i brendshëm Saimir Tahiri i cili u shpreh se të gjitha familjeve në nevojë do t’u shpërndahet ndihma me bazën minimale për ushqime dhe veshmbathje në mënyrë që të gjithë ata që kanë probleme me kushtet e jetesës për shkak të motit.
“Po u gjendemi familjeve në nevojë me bazën minimale për ushqime dhe veshmbathje në mënyrë që të gjithë ata që kanë probleme me kushtet e jetesës për shkak të motit, të mos gjenden të vetëm dhe të mos kenë probleme të rënda në jetën dhe shëndetin e njerëzve”, u shpreh Tahiri.
Duke theksuar se ky është vetëm fillimi i një procesi, Tahiri u shpreh se po përdoret çdo mjet i mundshëm, si nga toka ashtu edhe nga ajri për t’ju gjendur njerëzve që sot kanë nevojë për shkak të acarit dhe motit të vështirë.
“Strukturat e ushtrisë kanë 48 orë që nëpërmjet ajrit, pra fluturimeve të helikopterëve po ndihmojnë familjet e izoluara, në Kukës dhe në qarkun e Dibrës. Nuk ka cep të Shqipërisë sot që nuk arrijmë për të ndihmuar njerëzit dhe familjet në nevojë”, deklaroi ministri i brendshëm Tahiri.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO