Dy rojet private që dhunuan në mënyrë të paprecedentë, në sytë e Policisë, protestuesit në Zvërnec, kanë përfunduar në pranga.
Policia e Vlorës arrestoi këtë të mërkurë Artur Gramin, 35 vjeç dhe Gazmend Vathin, 41 vjeç. Personat që shihni në pamje akuzohen se, në bashkëpunim me Gerald Bibën, morën me forcë dhe tërhoqën zvarrë një protestues gjatë tubimit të 30 majit në Zvërnec.
Vathi dhe Grami e mbajtën protestuesin me forcë në kabinën e rojës, pasi ai ishte goditur me grusht nga Gerald Biba, i arrestuar më herët për të njëjtën ngjarje.
Policia bën të ditur se Grami dhe Vathi nuk figuronin të regjistruar apo të licencuar nga ndonjë subjekt privat, ndonëse vepronin si pjesë e kompanisë “Major Security”.
Rojet e “Major Security” u panë me maska të zeza në protestë dhe hodhën spraj me piper ndaj protestuesve dhe efektivëve të Policisë së Shtetit.
Nga hetimet rezultoi se Gerald Biba, i cili ndodhet me masë sigurie “arrest me burg”, ishte pronari faktik në hije i “Major Security”, kompani e regjistruar në emër të vjehrrës së tij, Shpresa Myzyri. Për shkak të shkeljeve të konstatuara, Policia e Shtetit vendosi t’u heqë licencat si “Major Security”, ashtu edhe kompanisë tjetër “Myrto Security”.
Përplasja në Zvërnec solli pasoja edhe në Policinë e Vlorës. Elidon Çela u shkarkua nga detyra për dështim në menaxhimin e situatës dhe në krye të Drejtorisë Vendore u komandua Edvin Ndreu.
Protesta që nisi në Zvërnec tashmë po vijon në Tiranë kundër ndërtimit të resortit turistik në zonën e mbrojtur. Aktivistët kundërshtojnë projektin, duke e konsideruar një kërcënim për ekosistemin, teksa kërkojnë anulimin e projektit.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Komente










Arroganca i mori ne qafe.
PërgjigjuRama nuk e kupton qe ajo pune ka mare fund ai bashke me kermat e tjere te politikes do te ikin me te mire ose me dhune nga qeveria , ajo qe ndodhi ne Zvernec nuk ishte gje tjeter vecse nje episod i dhunes dhe korrupsionit qe kjo qeveri ushtron ndaj popullit por erdhi koha qe te lajme hesapet njehere e pergjithmone , rama , berisha dhe gjithe parlamenti do te shperbehet sepse populli nuk i do keta kriminele
PërgjigjuNe momentin qe jane dhe pa liçense dmth qe ata i kap ligji per rrëmbim giditje dhe heqje lirie personi .
PërgjigjuO Shqipe ligji i kap edhe sikur të kishin liçensë, nuk ka roja private kompetencë të të dhunojë apo të private nga heqja e lirismo,vetëm policia e shtetit mund të sillej ashtu n.q.se protestuesi përbènte rizikshmëri të l'arte ose ishte i armatosur, përndryshe asnjë s'ka të drejtë të tëterheq zvarrënjë njeri që proteston paqësisht në atë mënyrë,Të shohim tani se a respektohet ligji në Shqipëri apo drejtësi eshtëe'kapur'.
nuk e kuptoj arrestimin. qytetari ka bere denoncim? apo policia i ka arrestuar ne flagrance ? se po ti arrestoni keshtu kot (sa per sy e faqe), neser do te jene perseri te lire.
PërgjigjuMe Drejtesine qe kemi, me gjyqtaret qe kemi, se ne Vlore te gjithe jane kusherinj dhe kane frike nga gangsterrat qe deri dje dergonin gomone ne Itali, do te dalin pas disa ditesh.
PërgjigjuPse në këmbë?tërhiqini zvarrë maskarenjt.
Përgjigju