Kur kanë mbetur edhe pak javë nga zgjedhjet lokale të 30 qershorit, kandidati i ADK për Bashkinë e Lezhës, Eduard Ndocaj ka ndezur motorët elektoral.
I njohur si "kaubojsi" për shkak të stilit të tij të veshjes, Ndocaj ka qenë në një vizitë në Itali, ku është takuar me zëvendës kryeministrin dhe ministrin e brendshëm italian, Matteo Salivini.
Teksa ka publikuar një foto ku bëjnë simbolin e shqiponjës, Ndocaj shkruan se nga ky takim ka marrë mbështetjen e Salivinit dhe “Lega Nord” për kandidaturën e tij për kryebashkiak të Lezhës. Në statusin e publikuar në rrjetin sociale Faceboook, theksohet se Ndocaj dhe Salivini kanë miqësi personale, e cila është shtrirë edhe në aspektin politik.
"Ditët e fundit, “kaubojsin” e shohim mjaft aktiv dhe të përfshirë në zgjedhjet lokale të Italisë dhe në ato për Parlamentin Europian, të cilat do të mbahen për një ditë, pra me 26 maj, duke u pozicionuar në krah të “Lega Nord”-it, parti me të cilën Ndocaj mban kontakte të vazhdueshme dhe ka një miqësi personale me përfaqësuesit kryeorë të saj.
Përmes rrjeteve sociale, Ndocaj shihet qartë teksa merr pjesë në takimet elektorale të kësaj force politike, duke qenën nën shoqërinë e njërezve më të fuqishëm politikish në Itali.
Mbrëmë, ai ishte i ftuar në Pavia nga Matteo Salvini, Zëvëndëskryeministri dhe Ministri i Brendshëm i Italisë, në takimin e radhës me mbështetësit e “Lega-s”, duke dhënë mbështetjen e tij publike për përfaqësuesit e këtij subjekti, si dhe ka shfrytëzuar rastin t’ju bëjë thirrje shqiptarëve që ndodhen në Itali, të kenë besim tek projekti dhe vizoni i Salvinit, i cili konsiston në një respektin e vlerave të ndërsjella, si dhe në integrimin e plotë të komuniteve.
Mbështetja publike që ofron Ndocaj ndaj “Lega-s” është në kuadër të marrëdhënieve reciproke, pasi përfaqësuesit e kësaj force politike, e cila është me mjaft ndikim, jo vetëm në Itali, por dhe jashtë saj, kanë nënshkruar një marrëveshje bilaterale bashkëpunimi dhe mbështetjeje. Përmes kësaj marrëveshjeje, Ndocaj, do të mbështetet dhe do të asistohet fuqishëm nga përfaqësues të “Lega-s” në zgjedhjet e 30 qershorit, ku “kaubojsi” është një kandidat potencial për kreun e bashkisë Lezhë", shkruhet mes të tjerave në statusin e Ndocaj në Facebook.
Qeshaarak kassaaaragjoz
Përgjigju