Mësuesit protestë para MAS, kërkojnë bonusin prej 10 mijë lekësh. Edhe pse e kanë konsideruar si rrogë të 13, sërish mësuesit e arsimit parauniversitar këtë vit bëhet viti i katërt që nuk e marrin.
 
Për këtë arsye sindikatat e mësuesëve kanë protestuar para ministrisë. Po kaq kohë ka edhe subvencionimi i transportit për ata mësues që punojnë 5 km larg vendbanimit të tyre. 
 
Përfaqësues të sindikatave të arsimit kanë protestuar para Ministrisë së Arsimit dhe Sportit ku kanë kërkuar bonusin  financiar të fundvitit si dhe subvensionimin e transportit për mësuesit që punojnë më tepër 5 km larg vendbanimit.
 
Të dyja këto detyrime financiare kanë më shumë se tre vjet që nuk ju jepet mësuesëve të arsimit parauniversitar.
 
Në rast të mos zgjidhjes së situatës, sindikalistët njoftuan se greva do të vazhdojë. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com