Tom Doshi në Kryeministri! Rama: S’kishte punë me mua! Report Tv zbardh arsyen e vizitës

TIRANË- Ish-kreu i PSD-së, Tom Doshi u pa sot në ambientet e kryeministrisë. Pas videos që qarkulloi në media dhe aludimet mbi vizitën e tij, Report Tv u interesua në lidhje me personin që zoti Doshi ka takuar ditën e sotme.

Burime pranë zyrave të godinës qeveritare u shprehen se Tom Doshi ka qenë tek një nga zyrat e Bashkëqeverisjes, të ndodhura në katin e parë të godinës se Këshillit të Ministrave. Ai ka debatuar për disa ankesa nga Shkodra për administratën shtetërore dhe pastaj është larguar.

Tom Doshi është parë të hyjë e të dalë nga ambientet e Këshillit të Ministrave nga hyrja e përdorur nga administrata ne godinën e cila më parë ka qenë në përdorim te Ministrisë së Financave dhe ku sot drejtohen edhe qytetarët.

Praninë e Doshit në Kryeministri e komentoi edhe kreu i qeverisë Edi Rama, i cili u tha gazetarëve se ai nuk përgjon se kush futet brenda ambienteve të kryeministrisë, ndërsa shtoi se ka axhendën e tij politike.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:16
Report Tv zbardh arsyen e vizitës së Tom Doshit në Kryeministri

1664359860_WATERMARKREPORTtv.01345016.Still019.jpg

Pas videos që tregonte ish deputetin e PSD Tom Doshi duke hyre në ambientet e Këshillit të Ministrave, Report TV u interesua në lidhje me personin që zoti Doshi ka takuar ditën e sotme.

Burime pranë zyrave të godinës qeveritare u shprehen se Tom Doshi ka qenë tek një nga zyrat e Bashkëqeverisjes, të ndodhura në katin e pare të godinës së Këshillit të Ministrave. Ai ka debatuar pre disa ankesa nga Shkodra për administratën shtetërore dhe pastaj është larguar.

Tom Doshi është parë të hyjë e të dalë nga ambientet e Këshillit të Ministrave nga hyrja e përdorur nga administrata, në godinën e cila më parë ka qenë ne përdorim të Ministrisë se Financave dhe ku sot drejtohen edhe qytetarët.

Ora 13:24
A e takuat Tom Doshin në kryeministri? Përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama tha se nuk e ka takuar sot Tom Doshin, megjithëse ish-deputeti u pa duke hyrë në kryeministri.

‘Nuk kam asnjë dijeni për këtë, se kush hyn dhe del në gjithë këtë godinë nuk është fare detyra ime. Unë hy nga diku dhe kam pjesën time të punës! Se kush hyn dhe kush del është detyra juaj që të përgjoni, nuk është detyra ime që t'i kontrolloj.’- u shpreh Rama.

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eri: 28/09/2022 15:49

    Vetem Tom.Doshi mund te fitoj bashkine ne Shkoder

    Përgjigju
    • Bashkim: 29/09/2022 06:46

      Toma ka shume lek e shume lidhje edhe me grupet kriminale dhe ne shkoder ban vota se ja ka dhane mundesine Rama me shoke duke i dhane te gjitha drejtorite ne Shkoder e jo vetem. POR : Toma nuk fiton se asht karundar e ne shkoder karundart edhe pse kane lek prap se prap katundar ngelen. Shkodra te selekton qysh kur lind nuk asht njelloj si Tirana qe mbani nje manjak ne krye te bashkise vetem e vetem se asht patronazhist ti pun jote o Eri. Meqe ra fjala djale a vajze se ky sorosi na ka ba lamsh.

  • Olsi: 28/09/2022 14:16

    Pra mafiozi mediokerr neokomunist na thote hapur qe detyra jone eshte ta pergjojme ndersa e tija te vjedhe. Hajde monster hajde.

    Përgjigju
    • Riku: 29/09/2022 07:59

      Ore shqiptari leshit sa zullume do justifikoni ne emer te non grates se sales... idot je 10 vite me i madh me ket pushtet asgjeberes dhe kohengtenes

    • shqiptari: 28/09/2022 18:59

      shko mor cop trapi se ke non gratan tend komunist me flete e ky na qenka me komunist se ai ik se do bej protesta tani e do te dali ndonje byrek

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Hapet edicioni i 60-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit, Shqipëria përfaqësohet nga artistja shqiptare Iva Lulashi

Hapet edicioni i 60-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit, Shqipëria përfaqësohet nga artistja shqiptare Iva Lulashi