Deputeti socialist Eduard Shalsi është shprehur se pezullimi i një ministri nuk është një akt normal në një vend demokratik.
Komentet Shalsi i bëri në studion e emisionit ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ në Report TV, ku komentoi çështjen e pezullimit të Belinda Ballukut nga detyra me kërkesë të SPAK.
Shalsi tha gjithashtu se ndryshimet ligjore të parashikuara nga PS, lidhur me kompetencat e gjykatave në raport me pezullimin e ministrave, janë produkt edhe i konsulencës me ekspertë të huaj.
“Pezullimi i një ministri duket si një akt jo normal, që nuk ka të ngjashëm në botën demokratike. Duket si një akt i pazakontë që solli një seri veprimesh të tjera. U pasua nga një kërkesë e SPAK, menjëherë sapo Gjykata Kushtetuese mori vendimin për ta shqyrtuar, ç’ka vuri në dyshim edhe qëllimin e kërkesës.
Gjatë gjithë kësaj periudhe janë angazhuar juristë dhe mazhoranca ka angazhuar edhe një ekspertizë, madje disa emra shumë të mirënjohur të jurisprudencës së Francës, me Ministrinë e Drejtësisë të Italisë dhe i gjithë thelbi është për të ruajtur... Ky ndryshim në ligj është edhe produkt i konsulencës me ekpertë të huaj. Pra kërkesa për të pezulluar një ministër, është e paprecedentë, ç’ka na la arsye që të thellohemi se ç’është kjo kërkesë. Pra kemi të bëjmë me një çështje që ha debat. Pra nuk është një çështje e bardhë si kristali.
Tani kemi folur për imunitet personal dhe funksional. Ne para disa vitesh, me vullnet të plotë hoqëm dorë nga imuniteti dhe deputetët shqiptarë nuk kanë imunitet ndaj hetimit, ndaj përgjimit nuk jam i sigurt, por kanë imunitet ndaj arrestit. Pra kemi dorëzuar imunitetin. Nuk është një praktikë kjo edhe e shumë vendeve të Europës. Pra deputetin e kanë mbrojtur me imunitet jo rastësisht”, është shprehur Shalsi.
Kujtojmë se ditën e hënë, kryeministri Edi Rama paraqiti para Grupit Parlamentar të PS-së ndryshimet ligjore që më pas do t’i prezantohen Kuvendit për të marrë miratimin e deputetëve.
Sipas Ramës, për pezullimin e pasaportës dhe masën detyrim paraqitje të një kryeministri apo ministri nuk ka nevojë as sot, as pas ndryshimit për asnjë autorizim.
Ndërsa për masat ‘arrest në burg’ apo ‘arrest në shtëpi’, sipas Ramës SPAK-ut do i duhet autorizimi i Kuvendit. Miratimi i këtyre ndryshimeve ligjore nuk ka fuqi prapavepruese dhe nuk çliron nga masa e pezullimit Belinda Ballukun.
Nga ana tjetër, në një lidhje live për emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo' në Report TV, deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, është shprehur se SPAK është i vetmi institucion që është në këmbë në Shqipëri.
Korreshi tha se nuk i interesonin mendimet e ndryshme që qarkullonin brenda PD-së për SPAK, por shtoi se ishte dhe do të vazhdonte të ishte në mbështetje të këtij institucioni.
“Ne në PD kemi qëndrime të ndryshme. Dhe unë për SPAK kam pasur këtë qëndrim që nga dita e parë deri në ditën e fundit. Të njëjtin qëndrim pavarësisht se çfarë mendojnë të tjerët brenda partisë. Unë i qëndroj një grupi, duke qenë se jam jurist dhe them se ‘s’ka pyll që s’ka derra’, pra edhe atje ka njerëz të kontrolluar politikisht. Por unë kam besim se sot është i vetmi institucion që është në këmbë”, tha mes të tjerash Korreshi.
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, është shprehur se SPAK është i vetmi institucion që është në këmbë në Shqipëri.
Komentet Korreshi i bëri teksa ishte i ftuar në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ në Report TV, ku tha se nuk i interesonte se çfarë mendonin eksponentë të tjerë brenda PD-së për SPAK-un, pasi qëndrimi i tij ishte në mbështetje të këtij institucioni.
Me këto deklarata, Korreshi duket se ka dalë kundër kryedemokratit Sali Berisha, i cili në mënyrë të vazhdueshme ka sulmuar prokurorët e SPAK, duke i cilësuar ata si të lidhur me krimin dhe kryeministrin Edi Rama.
“Ne në PD kemi qëndrime të ndryshme. Dhe unë për SPAK kam pasur këtë qëndrim që nga dita e parë deri në ditën e fundit. Të njëjtin qëndrim pavarësisht se çfarë mendojnë të tjerët brenda partisë. Unë i qëndroj një grupi, duke qenë se jam jurist dhe them se ‘s’ka pyll që s’ka derra’, pra edhe atje ka njerëz të kontrolluar politikisht. Por unë kam besim se sot është i vetmi institucion që është në këmbë”, tha mes të tjerash Korreshi.
Kujtojmë po ashtu se për shkak të Berishës, i cili ka probleme me drejtësinë, e gjithë PD është perceptuar nga qytetarët si një parti që është kundër SPAK dhe institucioneve të reja të drejtësisë.
Komente












