
Lulzim Basha u shpreh sot se ndryshimet në Kodin Penal që u miratuan sot për kriminalizimin e thyerjes së karantinës janë të panevojshme me përjashtim të një rasti. "Një pjesë e propozimeve nuk kanë qenë të nevojshme, qeveria ka përforcuar me dënime administrative relativisht të rënda shkeljen e karantinës. Në gjykimin tonë ka qenë e mjaftueshme me përjashtim të rastit të një personi mbartës me vetëdije rrezikon shëndetin e një qytetari apo të tjerëve. Hiq këtë nuk e mbështesim pjesën tjetër të përqasjes.
Ja të marrim një shembull, një qytetar ka dalë për të marrë bukë dhe nuk ka marrë dot lejen, për raste të tilla masat e shpallura janë të mjaftueshme. Por thelbi qëndron për ndryshimet. Do i nënshtrohen edhe gjykimeve të Presidentit. Virusi luftohet, njerëzit ndihmohen" tha Basha. Por a do i kundërshtojë PD-ja ndryshimet në Kodin Penal? "Nuk ka rrugë ligjore, shteti ka qenë në kolaps para pandemisë. Vendi është pa gjykatë Kushtetuese, me një parlament ilegjitim" tha ai.
Lajmi kryesor:
Ndryshimet e Kodit Penal për COVID-in, Basha: S'janë të nevojshme përveç njërit, tre gjërat që do të bëja po të isha kryeministër (VIDEO)











