Ndryshimet e Kodit Penal për COVID-in, Basha: S'janë të nevojshme përveç njërit, tre gjërat që do të bëja po të isha kryeministër (VIDEO)

TIRANE-Kryetari i PD-së, Lulzim Basha u shpreh kundër ndryshimeve në Kodin Penal me përjashtim të një rasti, që lidhet me sanksionet në rastin e përhapjes së koronavirusit.

Kryedemokrati gjatë komunikimit online me gazetarët tregoi tre vendimet që do të merrte nëse do të ishte kryeministër i vendit në këtë situatë. E ndërsa akuzoi qeverinë se paketat e propozuara janë të pamjaftueshme, ai kërkoi reagim të shpejtë, pasi situata sipas tij është e paprecedentë.

Kërkesa për rritjen e testimeve u përsërit sërish nga lideri i PD-së. Gjithashtu ai mbështeti kërkesën e Voltana Ademit që pushteti vendor të përfshihet në vendimmarrjen për gjurmimin e rasteve të infeksionit. "Nëse strategjia e testimeve nuk ndryshon, do ta kemi shumë të vështirë që ta drejtojmë vendin drejt hapjes, që ti japim fund detyrimit të qëndrimit në shtëpi dhe mbylljes në shtëpi. E pamundur që njerëzit të mbahen në shtëpi pa plan.

E pamundur të kemi një plan të tillë me këtë nivel testimesh. Sa i përket pasojave që ka te qytetarët dhe stafet mjekësore, nëse lejojmë infektimin e mjekëve dhe të infermierëve, jo vetëm shtojmë rrezikun, por dobësojmë të vetmen vijë mbrojtëse që ka sot shoqëria, që është shëndetësia.

Prioritet duhet të jetë gjurmimi. Pushteti vendor ka qenë dhe mbetet jashtë loje, prandaj kërkesa jonë e shtruar edhe institucionalisht, të normohet angazhimi i pushtetit vendor për gjurmimin e rasteve të infeksionit' tha ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:42
Basha: Jam zotuar, jo politikë! Këto janë propozimet e PD-së, nuk pres gjatë... (VIDEO)

Lulzim Basha u shpreh se nuk do të bëjë politikë në këtë situatë. Ndërsa tha se propozimet e opozitës qeveria i ka dhe tani duhet ti zbatojë.

"Sa kohë që jemi në situatë pandemie unë do të vijoj t'i mbetem zotimit, që të mos përfshihem në cështjet e një natyre të tillë, diskutim i pastër politik. Pres por jo shumë gjatë një strategji të plotë që të nisë me testimet, me gjurmimin e cdo kontakti të burimit. Nëse e ka, i përsëris thirrjen, për herë të dytë brenda 24 orëve, që ta bëjë atë publik. Matjen dhe menaxhimin e situatës nëse po frenohet pandemia dhe cilat zona gjeografike mund të lirojmë në ekonomi.

Kemi kërkuar që qeveria të përgatisë dhe të prezantojë planin për mbështetjen e ekonomisë për të gjithë sektorët. Kemi kërkuar rishikimin e buxhetit dhe së treti përfundimin e zbatimit të paketës së parë ekonomike, sa dhe kur e kanë përfituar, duhet transparencë. Të hiqen shqyrtimet e kërkesave për asistencë. Në një situatë të tillë duhet të injektosh para, por po i kërkohet një qeverie që ka thithur para.

Detyrimet e shtetit ndaj bizneset, rimbursimet e TVSH-së janë më të larta se zallamahia që ka ngritur para 7 vitesh. Shqipëria është vendi më paketën më të ulët social-ekonomike. Për produktin bujqësor dhe blegtoral, kemi propozim që i gjithë të jetë në treg, jo në kanal. Gjithcka të orientohet drejt produktit vendas dhe të shikohet me përparësi që edhe rimbursimet dhe mbështetjes së bizneseve të vogla, fermeri të mos diskriminohet" tha ai.

Ora 19:39
Basha tregon numrin e punonjësve të larguar prej fillimit të pandemisë (VIDEO)

Lulzim Basha u shpreh se prej 12 marsit janë larguar nga puna 54917 punonjës. "Nga 12 marsi deri tani sipas burimeve zyrtare por të pashpallura raportohen 54917 punonjës të larguar nga puna" tha Basha. Gjithashtu, lideri demokrat kishte një tjetër akuzë për qeverinë. "Treguesi më cinik i kaosit dhe kolapsit total. Si mund të mendosh në këtë situatë heqjen e TVSH-së së jahteve, kur ke mijëra familje pa ushqime, që u kanë shteruar" tha ai.

Ora 19:36
Basha tjetër thirrje për Ramës: Media e rrezikuar nga COVID-i

Kryetari i PD-së Lulzim Basha i bëri një tjetër thirrje kryeministrit për të ndihmuar median. "Kërkoj edhe njëherë që pjesë e vëmendjes për sektorët e rrezikut të jetë edhe media, gazetarët e terrenit dhe operatorët që janë përcjellësit e transparencës" tha Basha.

Ora 19:26
Basha: Ia thashë edhe Ramës dje, ja tre vendimet që do merrja po të isha kryeministër (VIDEO)

Lulzim Basha gjatë komunikimit online me gazetarët tregoi se cfarë do të bënte ndryshe nga Edi Rama nëse do të ishte kryeministër. "Sikur ja bëra me dije edhe dje kryeministrit (te mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare) do të merrja tre vendime, do të anuloja 10 apo 12 koncesionet që i kushtojnë 12 mld euro, po kështu do të shkurtoja 140 mln euro nga buxheti aktual, do të liroja 260 milionë dhe do të bëja paketën me dy elementë me 10 mijë testime në javë dhe për shëndetësinë dhe mbështetje për cdo familje në nevojë dhe bizneset" tha Basha.

Ora 19:09
'Shqipëria mund të kishte 18 mijë të vdekur pa masat'! Basha-Ramës: E pavërtetë (VIDEO)

Kreu i qeverisë Edi Rama gjatë fjalës në Kuvend, tha se nëse nuk do të ishin marrë masa kufizuese në Shqipëri mund të kishte 18 mijë të vdekur. I pyetur nëse ekspertët e PD-së kishin një parashikim të përmasave që mund të kishte virusi, Lulzim Basha tha se "Pa transparencë të gjithë përpiqemi të analizojmë gjysmë fakte dhe të gjysmë vërteta. Ne kemi departamentet tona, por më lejoni të citoj kalkulimet që sipas një vlerësimi  nga ekspertët tanë rezultojnë të saktë. Sasa i përket shifrës së parë të 18 mijë të vdekurve që u tha nëse nuk do të merreshin masa ekstreme që sipas kryeministrit kanë dalë nga ekspertë të pavarur. I bie që po ta marrin në raport me popullsinë, të marrim Suedinë, që është vend pa karantinë, ka sot 119 të vdekur për një milion banorë. Pra nëse Shqipëria nuk do të kishte asnjë masë, atëherë i bie të kishte 6254 të vdekur për një milion banorë. Kjo tregon që ajo që është thënë në parlament sot është e pavërtetë" tha ai.

Cfare tha Rama sot ne Kuvend
"Është normale që sot, pas kësaj periudhe kaq dramatike për të gjithë, përderisa nuk numërojmë dhjetëra të vdekur në ditë e përderisa hyjmë në grupin e vendeve që bazuar në fakte e në shifra e kemi përballur më me efikasitet këtë luftë, të dëgjosh lloj–lloj dënglash, që faktikisht janë të mirëkuptueshme kur vijnë nga njerëz të zakonshëm, të cilët duke mos e përjetuar tragjedinë, përveçse nga ekranet e televizorëve në vendet jo shumë larg nesh, përjetojnë stresin, përjetojnë pasigurinë, përjetojnë ankthin e dëmit mbi ekonominë e tyre familjare, por është anormale që dënglat t’i dëgjosh nga njerëz që kanë mikrofonë përpara, kanë kamera përpara, kanë një zë që shkon përtej dhe në funksion të të gjithëve.

Jo projeksionet tona, por projeksione të bëra nga ekspertë të pavarur, që nuk kanë asnjë lidhje me qeverinë e që janë publikuar në krye të herës në ekrane, flisnin për mundësinë potenciale që, nëse nuk do ishte marrë asnjë masë e jeta do kishte rrjedhur sikur asgjë nuk do kishte ndodhur, ne do kishim 18 mijë të vdekur. Ndërsa projeksionet tona, sikur masat të mos ishin imponuar e të mos ishin respektuar nga shumica dërmuese e shqiptarëve, flisnin për 2800 të vdekur. Ky është fakti. Qeveritë vlerësohen për atë që bëjnë, vlerësohen edhe për atë që ndalojnë të ndodhë dhe nuk ka asnjë argument dhe asnjë arsye mbi baza të qëndrueshme logjike që të mund të hedhë poshtë faktin se sot, Shqipëria ia ka dalë fazës së parë të përballjes me këtë armik të padukshëm. Nuk ka!"

Ora 19:08
Jeni penduar që dogjët mandatet? Basha: Qeveria po adopton planin e PD, sfidë zbatimi (VIDEO)

I pyetur nga gazetarët nëse është penduar për djegien e mandateve, pasi nuk kanë mundësi që të bëjnë propozime lidhur me situatën për ndryshimet në buxhet, paketa ekonomike, por edhe Kodin Penal, Lulzim Basha tha se qeveria po zbaton në masë të madhe planet e selisë blu mbi përballimin e koronavirusit.

"E para nuk qëndron se për cdo rast që kemi bërë propozime kur ishim në parlament nuk janë marrë parasysh dhe nuk kishte garanci se do të veprohej ndryshe. Në masë të madhe ajo që është adoptuar nga qeveria është ajo që është propozuar nga PD. Tani sfida është që të zbatohet, mos zbatimi po sjell kosto të madhe për qytetarët" tha Basha.

Ora 18:58
Basha: Situata e paprecedent, qeveria s'ka plan! Paketa e dytë ende nuk është zbardhur

1587055311_basha.jpg
Gjendjen në të cilën ndodhet vendi aktualisht, Lulzim Basha e cilësoi si të paprecedentë. "Familjet në nevojë duhet të kishin marrë jo një, por më shumë paketa ushqimore. Pranë opozitës përditë po rritet volumi i ankesave të qytetarëve pa përkrahje. Ditën e hënë u lancua paketa e dytë, por ende sot nuk kemi detaje. Përshëndes ndihmën për punonjësit e larguar nga pandemia. Por vonesa ka nxjerrë në pah një problem, duke qenë të vonuar në mbështetjen që duhet ti jepnin biznesit, tani në vend që të mbështesin mbajtjen hapur.

Beteja është me virusin dhe pasojat jo me njerëzit, virusi luftohet njerëzit ndihmohen, qeveria po lë përshtypjen sikur po lufton njerëzit, nuk po bën mjaftueshëm. Akoma nuk e dimë nëse qeveria ka një strategji për daljen nga karantina deri kur të dalë vaksina. Nëse ka ta publikojë. Ia kam kërkuar dhe ia përsëris qeverisë, që të rrisë urgjentisht ndihmën për njerëzit, të ndryshojë buxhetin, koha nuk pret. Dy paketat nuk janë të mjaftueshme, e para nuk është zbatuar, e dyta nuk është zbardhur. Sot dua të them qartë, situata është e paprecedent në raport me cdo vend tjetër të rajonit" tha Basha.

Ora 18:57
A pati debat dje me Ramën në mbledhjen e 'Sigurisë'? Flet Basha

1587055397_basha4.jpg
I pyetur nëse dje gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare mes tij dhe kryeministrit Edi Rama pati debat, Lulzim Basha u përgjigj "Nuk kam asnjë koment për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare".

Ora 18:55
Ndryshimet në Kodin Penal, Basha: Nuk janë të nevojshme me përjashtim të një rasti

1587055371_basha3.jpg

Lulzim Basha u shpreh sot se ndryshimet në Kodin Penal që u miratuan sot për kriminalizimin e thyerjes së karantinës janë të panevojshme me përjashtim të një rasti. "Një pjesë e propozimeve nuk kanë qenë të nevojshme, qeveria ka përforcuar me dënime administrative relativisht të rënda shkeljen e karantinës. Në gjykimin tonë ka qenë e mjaftueshme me përjashtim të rastit të një personi mbartës me vetëdije rrezikon shëndetin e një qytetari apo të tjerëve. Hiq këtë nuk e mbështesim pjesën tjetër të përqasjes.

Ja të marrim një shembull, një qytetar ka dalë për të marrë bukë dhe nuk ka marrë dot lejen, për raste të tilla masat e shpallura janë të mjaftueshme. Por thelbi qëndron për ndryshimet. Do i nënshtrohen edhe gjykimeve të Presidentit. Virusi luftohet, njerëzit ndihmohen" tha Basha. Por a do i kundërshtojë PD-ja ndryshimet në Kodin Penal? "Nuk ka rrugë ligjore, shteti ka qenë në kolaps para pandemisë. Vendi është pa gjykatë Kushtetuese, me një parlament ilegjitim" tha ai.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lymi: 17/04/2020 13:54

    Te kishim ca qereste....

    Përgjigju
  • Hinglateri: 17/04/2020 11:15

    Aman Bashe prit sa te cohet ky temi

    Përgjigju
  • Bledi: 16/04/2020 21:35

    Kur shikoj artikull per Lulin shkoj te komentet direkt sa me qesh pak

    Përgjigju
  • deni: 16/04/2020 20:13

    Gjith jeten PO-TE do ngelesh o derdimen.

    Përgjigju
  • Rahman Gashi: 16/04/2020 20:03

    Do mesoje tabelen e shumezimit dhe do veje ne burg per leket qe ke vjedh. Ate do beje po te ishe kryeministri I vendit. Idiot

    Përgjigju
  • O tej: 16/04/2020 19:29

    Qeni dh*** et dhe pshurr ne ferre.... Lulqum Basha na mbiu ne dere

    Përgjigju
  • MIU MUTIT: 16/04/2020 19:18

    U KOMENTUA U KOMENTUA

    Përgjigju
  • LYLI DEBIL: 16/04/2020 19:17

    O lyl mëso njëher tabelën e shumzimit paytaj meru me drejtim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës