Më 12 nëntor Shqipëria do përballet në Uembli kundër Anglisë, që është edhe kundërshtari më i fortë në grupin kualifikues të Botërorit. Pavarësisht këtij fakti, por edhe tabelës së renditjes që është penalizuese italiani thotë se beson ende te ëndrra Botëror.
“Do të shkojmë në Angli për të marrë maksimumin dhe rezultat sepse e kemi këtë synim që të bëjmë ndeshje sa më të mira. Humbja në shtëpi ndaj Polonisë e kompromentoi pjesën e ‘Play-Off’-it por matematika na e lejon, pavarësisht se luajmë ndaj Anglisë do të shkojmë të luajmë dhe të paraqitemi sa më mirë,”-deklaroi Reja.
Ndër të tjera Reja shpjegoi se Manajn e ka lënë jashtë grumbullimit për shkak të formës jo të mirë dhe se Balliu është i dëmtuar, ndërsa tha se kombëtarja në këtë fushatë eliminatore është rritur shumë. Pas Anglisë në program është Andora, por në çdo rast sipas italianit do të përzgjedhë lojtarët më të mirë për të zbritur në fushë.
"Ne kemi besim tek të rinjtë dhe për këtë arsye kam afruar shumë në ekipin e parë, por nuk do bëj eskperimente në dy ndeshjet e fundit. E di që objektivi ynë është kualifikimi në Europianin e 2024, por do ishte një arritje e madhe nëse e mbyllim grupin me 18 pikë,”-u shpreh ai.
Grumbullimi i kombëtares ka nisur në Durrës këtë të hënë, ndërsa kuqezinjtë renditen të tretët në grupin I me 15 pikë, 2 më pak se Polonia e vendit të dytë.
Ne.k./K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.8%
-
I keq
22.8%
-
As i mire as i keq
33.4%
Vota total: 1518
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Shqiptarët i kam në zemër, por bëj tifo për Italinë', Edy Reja: Kujdes nga Bajrami, Sylvinho e gjeti tryezën e shtruar nga unë
12 Qershor, 11:50
-
Edy Reja pranë rikthimit në Serie A si trajner
21 Prill, 17:49
-
VIDEO/ 30 minuta lojë për Europianin U-21, pezullohet Mali i Zi - Shqipëri në Podgoricë! Riluhet më 2024
21 Nëntor 2023, 16:23
-
VIDEO/ Kombëtarja 'fal' Ishujt Faroe, vetëm 0-0 në 'Air Albania'! Tifozët spektakël në tribuna, Shqipëria e mbyll e para në grupin E
20 Nëntor 2023, 22:45
-
Europiani/ Hera e parë përmes një grupi “ferri”! Legjionarët që shkojnë për herë të dytë
18 Nëntor 2023, 16:11
-
Historia e pabesueshme e Jasir Asanit, FSHF-ja s'e kishte në optikë! Në Kombëtare e solli 'një mik' norvegjez i Zabaletës
18 Nëntor 2023, 11:26
-
Mediat e huaja jehonë suksesit të Kombëtares, Reuters: Mbetën të pamposhtur
18 Nëntor 2023, 10:47
-
Nga data e hedhjes së shortit, e deri te çmimet e biletave të Kombëtares për në Europian! Çfarë duhet të dini për 'Gjermani 2024'
18 Nëntor 2023, 10:26
-
VIDEO/ Shkuam, pamë dhe u kualifikuam! Shqipëria barazon 1-1 në Moldavi dhe pret zyrtarisht biletën për herë të dytë në një Europian
17 Nëntor 2023, 19:53
-
VIDEO/ “Kuqezinjtë s’do e kenë problem kualifikimin”, Telushi për Report TV: Kjo Kombëtare s’i trembet askujt
16 Nëntor 2023, 14:46
-
"Më këto ekipe fitorja është detyrim", Sokol Kushta para ndeshjes vendimtare të Kombëtares: Humbja është turp
16 Nëntor 2023, 13:16
-
Kombëtarja kualifikohet edhe me humbje, UEFA tregon si Shqipëria kalon në finalet e Euro 2024
15 Nëntor 2023, 13:04