Afera 'Partizani', Sali Berisha e Jamarbër Malltezi vijojnë 'burgun' në shtëpi! Apeli i GJKKO nuk u ndryshon masën e sigurisë arrest shtëpie

Tirane- Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi do të vijojnë të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi, në arrest për aferën e privatimit të klubit Partizani. Tashmë për të disatën herë Berisha e Malltezi janë rrëzuar sërish nga Apeli i Gjykatës së Posaçme, pasi kërkuan zëvendësimin e masës në seancën ku kishin ankimuar informacionet e hetimit 2 mujor të SPAK.

 Vendimi është dhënë sot nga gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Ilirjana Olldashi.

 Gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 18.06.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 130 akti, datë 11.06.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personave nën hetim/ankues Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi, me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 245 akti, datë 21.05.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (me objekt: Informacion dymujor në kuadër të procedimit penal)”, dhe vendosi: Miratimin e vendimit nr. 245 akti, datë 21.05.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, informoi zyra e shtypit e kësaj gjykate.

Berisha dhe Malltezi do të qëndrojë në këtë masë sigurie deri në përfundim të hetimeve, të cilat sipas avokatit Genc Gjokutaj nuk pritet të përfundojnë së shpejti

Avokati Genc Gjokutaj  tha se SPAK ka kërkuar zgjatje të afateve hetimore për shkak të një ekskpertimi.

 Po kryhen veprime që nuk kanë lidhje me veprën penale të korrupsioni, tha avokati.

Kjo do të thotë se Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi duhet të zbatojnë të gjitha detyrimet e personave në hetim nën masën e sigurisë ‘arrest me burg’. Si çdo qytetar tjetër, Berishës në arrest shtëpie, nuk i lejohet të shkojë në punë, pra në Kuvend se është në të njëjtat kushte dhe rregulla si të paraburgimit, ku askush s’mund të marrë pjesë në aktivitete jashtë burgut.

Por për avokatin Genc Gjokutaj kjo situatë nuk rrezikon heqjen e mandatit për Berishën, pasi mbetet i pacënuar ligjërisht

Berishës mandatin ja ka dhënë populli dhe ai nuk mungon nga dëshira e tij në Kuvend. Ne kemi bërë kërkesën në gjykatë, në SPAK, në apel dhe ata kanë vendosur në kundërshtim me kushtetutën e vendit. Mungesa e tij nuk është për faj të tij, mandati i tij mbetet i pacënuar ligjërisht" tha avokati. 

Prej 30 dhjetorit 2023 Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie, masë e caktuar nga Gjykata e Posaçme, pas kërkesës së SPAK. Ish kryeministri Berisha, nën hetim nga SPAK akuzohet se ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për të favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, një ndër pronarët e truallit ku shtrihej kompleksi sportiv, mbi të cilin ndërtoi më pas 19 kulla.

Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit të kaluar pasi po hetohet për korrupsion, një ditë më parë mori lajmin se Britania e Madhe nuk ka ndërmend t’ia hequr ‘non grata’, vendim i marrë në 21 korrik 2022 nga ish-sekretarja e Brendshme Priti Patel.

Komisioni Special i Apelimit të Emigracionit (SIAC) e quajti të pabazë kërkesën e e Berishës për aplikimin e formulës të imunitetit si ish-kreu i një shteti. Masa ‘non grata’ ishte apeluar nga Berisha në mars të këtij viti me argumentin se është i pabazuar në prova. Nga arresti shtëpiak ku ndodhet për aferën Partizani, Berisha reagoi për vendimin, duke e quajtur të sponsorizuar nga kundërshtarët e tij politikë në bashkëpunim me Soros.

Berisha shkon më tej kur thotë se qëllimisht i kanë përjashtuar administrimin e provave nga procesi në mënyrë që vendimi të ishte në favor të Ministrisë së Brendshme Britanike. Madje, duke akuzuar si të kompromentuar në proces edhe ambasadorin britanik në Tiranë, Alastair King Smith.

Provat janë dorëzuar absolutisht brenda afatit, por zyrtarët ligjorë te Home Office nuk ia kanë paraqitur Sekretares të këtij institucioni me qëllim që ajo të mos njihej me përmbajtjen e tyre dhe për rrjedhojë të mos pranoheshin më pas nga SIAC, meqë Sekretarja nuk i kish patur para saj në momentin e marrjes së vendimit. Pasi ambasadori Alastair King Smith, i shkruante autoriteteve të tij se heqja e ekspulsionit per Berishen, qofte me vendim nga Home Office apo me vendime të tjera ligjore do të ulte reputacionin e Mbretërisë së Bashkuar' deklaroi Berisha. 

Më herët, Shtetet e Bashkuara që e shpallën të parat non grata, deklaruan se nuk do të ndryshojnë qëndrim ndaj atyre që fusin në listë të zezë.

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • jimi: 18/06/2024 20:14

    aty te rrish ,,,qen.i ndyre,,.ne tarrace,,,mjaft e vodhe dhe e vrave kete komb....

    Përgjigju
  • Daje Sami: 18/06/2024 13:11

    Ju po i perkedhelni pp te ishte ndonje tjeter me kete mase sigurie te mblidhte njerez poshte baneses te dilte ne dritare te bertiste me altoparlant duke shqetesuar tere komunitetin qe jeton ne ate zone, ku mund te kete edhe te semure, cfare do ti benit?

    Përgjigju
    • Del Piero: 18/06/2024 14:53

      Del ata 5 minuta në dritare , e gjithë Shqipëria beson se ata janë në shtëpi. Edhe urithi ka tunel me shumë vrima, jo më Saliu.

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni urdhrin për heqjen e pushimeve verore për policët?



×

Lajmi i fundit

Në Spanjë  i kërkuar për vrasjen, arrestohet në Durrës ( EMRI)

Në Spanjë i kërkuar për vrasjen, arrestohet në Durrës ( EMRI)