Ne në prapavijë mund të ndihmojmë shqiptarët e mirë

Ne në prapavijë mund të ndihmojmë shqiptarët e mirë

Kur djemtë e vajzat më të mirë në botë po përpiqen të shmangin tragjedi jetë njerëzish nën trysninë e pandemisë së koronavirusit, kush qëndron në shtëpi, ka për detyrë të shumfishojë me veprime dhe lutje këtë energji.

Vajza e djem shqiptarë nga Tirana, në Itali, në SHBA, Angli, e në mbarë globin po sfidojnë kohën të gjejnë ide, zgjidhje, gjenialitete për të shpëtuar jetë. Janë mjekë, infermierë, shkencëtarë, kërkues shkencorë, politikanë, artistë, administratorë, që luftojnë për të bërë më të mirën e për të gjetur rrugë, shtigje, që lehtësojnë kurat apo shmangin përhapjen e epidemisë.

Këta duhet të ndjekim. Është koha të fokusohemi e të përqendrohemi në ardhjen e një lajmi të mirë. Duhet të evokojmë energji pozitive dhe të ndihmojmë me mendimet dhe bekimet tona të talentuarit që janë edhe mes nesh për të gjetur një shpëtim, një përmirësim.

Puna në familje është në këto kohë të vështira punë në prapavijë, por kaq shumë e rëndësishme për t’i dhënë energjinë e duhur kujtdo është në në vijën e parë të luftës me virusin e rrezikshëm. Ushqimi, pastërtia, humori, autoironia, fjala e mirë, janë “ilaçet” që mund të prodhojë falas secili prej nesh në prapavijë për ata që po stërmundohen sot: mjekë, infermierë, forca rendi, gazetarë, prodhues të ushqimit dhe shpërndarës të tyre, politikanë dhe nepunës të administratës që si milingona punojnë përditë.

Eshtë e rrallë që një e keqe të pushtojë e të kërcënojë globin pa dallim feje, race, ngjyre, gjinie, prandaj duhet të jetë e rrallë përgjigja jonë për një ngjarje të tillë: përqendrim për të mbështetur më të mirët, më të zgjuarit e më krijuesit mes nesh për të gjetur superidenë që do të na shpëtojë nga ky kërcënim.

Thonë se ndodh ajo që mendojmë: atëherë, le të bashkohemi e të mendojmë të gjithë mirë që të ndodhë për të gjithë një gjë e mirë.

xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë