Vdes në Tiranë 'mbreti' polak i tregtisë së armëve! Trafikoi armë nga Shqipëria me gruan e ish-kreut të SHIU, Ylli Zyla! Shqiptarja.com zbuloi skandalin

Andrzje Izdebski, 71-vjeçar nga Polonia, i njohur si një tregtar armësh dhe aparatesh respiratorë gjatë kohës së pandemisë COVID-19 është ndarë nga jeta në Shqipëri. Mediat polake shkruajnë se ai ka vdekur në Tiranë dhe lajmi është konfirmuar edhe nga INTERPOL!

“Faktin e vdekjes e konfirmuam përmes kanaleve tona, direkt në Shqipëri dhe përmes Europolit ”, tha një oficer i Shtabit të Policisë për median e Polonisë TVN24.

Ai jetonte te Pallatet Agimi në Tiranë. Varrimi i Andrzje Izdebski u bë në Poloni më 15 korrik. Gruaja e tij Eëa (69 vjeçe) tha se ai dy ditë para vdekjes u ankua për dhimbje zemre. Ndërkohë që autoritet shqiptare konkluduan se vdekja ishte natyrale. Por cila ishte arsyeja se pse ai ndodhej në Shqipëri? Ai kishte miq të vjetër në Tiranë, pasi kishte bërë tregti armësh disa kompanive të regjistruar në vitin 2011 në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit  me emrin UNIMESKO me ortakë  edhe dy shqiptarë. Liljana Zyla, bashkëshortja e ish-kreut të SHIU, Ylli Zyla, ka qenë bashkëaksionere e një kompanie që kryente tregtinë e armëve nga Shqipëria në Nigeri. Ka qenë Shqiptarja.com që e ka zbuluar këtë skandal përmes një investigimi.

Liljana Zyla, bashkëshortja e ish-kreut të SHIU, Ylli Zyla, ka qenë bashkëaksionere e një kompanie që kryente tregtinë e armëve nga Shqipëria në Nigeri. Zyla zotëronte aksione në “Dardi Security” shpk dhe "Ëind Sun Ëater Initiative", ku për këtë të fundit ka shitur aksionet tek shtetasi Lorenc Goca, veprim i cili është bërë në muajin shtator 2012. Ndërsa për kompaninë “Dardi Security”, Liljana Zyla ka pezulluar aktivitetin. Këto veprime janë kryer vetëm një muaj pasi gazeta “Shqiptarja.com” zbuloi skandalin. Ylli Zyla dha dorëheqjen pas publikimit të këtij skandali. 

Bashkëshortja e ish- kreut të Shërbimit Informativ Ushtarak Shqiptar Ylli Zyla, gjatë vitit 2008-2012 është bashkëaksionere me disa tregtarë të licensuar për eksport armatimi në Shqipëri, duke shkelur në mënyrë të hapur ligjin "Për konfliktin e Interesit". Liljana Zyla që prej vitit 2008 është bashkëaksionare në kompaninë “Ëind Sun Ëater Initiative" (ËSËI) së bashku me shtetasit Lorenc Goca dhe Andrzej Izdebeski (shtetasi polak), të cilët në të njëjtën ditë që kanë themeluar kompaninë me gruan e shefit të SHIU-t, kanë krijuar edhe dy kompani të tjera në Tiranë me objekt aktiviteti tregtinë e materialeve ushtarake dhe armatimit.

Por duket se në të njëjtën datë dhe ditë dy ortakët e Zylës, Goca dhe Izdebeski kanë shkuar në QKR për të riregjistruar dhe dy kompani të tjera, të quajtura UNIMESKO dhe NITRO-CHEM, të cilat janë kompani që kanë si objekt të aktivitetit të tyre, tregtinë në sektorin e materialeve ushtarake dhe eksportin e armatimeve. Të dyja këto kompani kishin marrë marrë leje për të eksportuar armatime nga Ministria e Mbrojtjes e Qeverisë Berisha në atë kohë.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë, Liljana Zyla, bashkëshortja e ish-kreut të SHIU, ka qenë bashkëaksionere )

Ngjarja në Poloni dhe mashtrimi me respiratorët

Andrzje Izdebski ishte në arrati që prej vitit 2021 pasi ishte nën hetim nga prokuroria polake. Në fillim të pandemisë së COVID-19 ai në rolin e ndërmjetësi për të siguruar një sasi prej 1,241 respiratorë me vlerë 53 milion dollarë. Por ai nuk i siguroi  edhe pse kishte marrë 42 milion dollarë paradhënie. Ai ktheu vetëm 16 milionë dollarë, por jo pjesën tjetër. 

Rasti filloi në pranverën e vitit 2020, në kulmin e pandemisë. Pas situatës së rëndë vdekjet masive për shkak të mbytjes si rezultat i aksesit në respiratorë, Ministria e Shëndetësisë, e drejtuar në atë kohë nga Łukasz Szumoëski, nënshkroi një kontratë me kompaninë Lublin E&K, që mbulonte furnizimin për 1200 respiratorë "më të cilësisë më të lartë".

Për çmimin e një pajisjeje të tillë, ishte një kontratë shumë e shtrenjtë, por që duhej të zbatohej shpejt. Ministria pagoi një paradhënie të madhe dhe respiratorët e parë do të dorëzoheshin në spitalet polake në prill dhe sasia e fundit në qershor 2020 nuk shkuan.

Ndërkohë, shumë shpejt u bë e qartë se kompania E&K ishte në pronësi të Andrzej Izdebski ishte një tregtar armësh me përvojë. Mediat përcaktuan se ai ishte i përfshirë në tregtinë e paligjshme të armëve dhe OKB-ja e kishte futur në një "listë të zezë" për kontrabandën e armëve në Angola dhe Liberi.

Në pyetjen se pse Polonia  bleu respiratorë nga një kompani në pronësi të një tregtari armësh, Ministria e Shëndetësisë polake u përgjigj atëherë - E &K është një subjekt që funksionon ligjërisht. Ministria nuk kontrollon profilin e biznesit të kompanive që paraqesin oferta për blerjet me COVID.

Në kulmin e debateve politike në Poloni si pasojë e këtij skandali dhanë dorëheqjen ministri dhe zëvendës ministri i Shëndetësisë, firmosësit e kontratës. Andrzje Izdebski ishte një edhe një ish pjesëtar i shërbimit sekret polak. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:44
FOTOLAJM/ Kurora me lule në varrin e trafikantit polak të armëve: Nga miqtë e tu të dashur në Tiranë

1658845959_059feda1cf344e93aae48156dd8b8c89.jpg

“Nga miqtë e tu të dashur në Tiranë” (në anglisht: From your loving friends in Tirana). Ky ka qenë mesazhi i shkruar në një prej kurorave me lule në varrin e polakut Andrzje Izdebski, tregtarit të armëve me njohje shumë të rëndësishme në Tiranë.

Në foton e siguruar ekskluzivisht nga Shqiptarja.com duket kurora me lule me mesazhin në anglisht. Kujtojmë se polaku kishte shumë miq në Shqipëri. Ai kishte bërë tregti armësh disa kompanive të regjistruar në vitin 2011 në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit  me emrin UNIMESKO me ortakë  edhe dy shqiptarë.

Liljana Zyla, bashkëshortja e ish-kreut të SHIU, Ylli Zyla, ka qenë bashkëaksionere e një kompanie që kryente tregtinë e armëve nga Shqipëria në Nigeri. Ka qenë Shqiptarja.com që e ka zbuluar këtë skandal përmes një investigimi.

Ora 16:34
Vdekja e trafikantit polak të armëve, gruaja: Ankohej për dhimbje zemre! Autoritet shqiptare: Për shkaqe natyrale

1658843813_1658843129smiercandrzejizdebskilukaszszumowski.jpg

Varrimi i Andrzje Izdebski, 71-vjeçarit nga Polonia, tregtar armësh dhe aparatesh respiratorë, u bë në Poloni më 15 korrik. Gruaja e tij Ewa (69 vjeçe) tha se ai dy ditë para vdekjes u ankua për dhimbje.

“Kemi 1 vit e gjysmë që nuk jemi parë, por kemi folur në telefon. Hera e fundit ishte e shtuna para vdekjes së tij. Ai nuk u ankua për asgjë, vetëm tha se i dhembte zemra së fundmi”, ka thënë gruaja.

Policia shqiptare pati njoftuar vdekjen e polakut përmes një njoftimi.

“Më datë 20.06.2022, në bulevardin "Bajram Curri", në një banesë të marrë me qira, është gjetur pa shenja jete, shtetasi polak A. H., 73 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.  Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje”, njoftonte policia.

Ndërkohë që Report Tv mëson se atij i janë bërë ekzaminimet dhe konkluzioni ka qenë vdekje natyrale.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 27/07/2022 01:31

    Duket qe Shqiperia preferohet si strehim per shume nga maskarenjte e botes.Nje pyetje kam:Saliut ja la trashegim baba Rama armatimet qe i shiste e i trafikonte neper bote? Shqipot e shkrete shternguan rripin e vuajten nga mungesat,rradhet e tallonat,sepse Xhaxhi e shpenzonte kryesisht per mbrojtje buxhetin e shtetit dhe pastaj na erdhen Sala, Mediu,Imami dhe shiten arme neper bote,demontuan municione ne Gerdec dhe te gjitha perfitimet shkuan ne xhepat e tyre.Dhe kerkon Sala fakte nga amerikanet dhe britaniket pse i mbyllen deren!Ja faktet!

    Përgjigju
    • Lushnja e Re: 28/07/2022 03:51

      I shiten i shiten. Dmth permes ARMO iu shiten Diverolit, kontraktorit 1 miliard $ te Pentagonit. Dhe Diveroli i shiste per Afganistan. Dhe pasi skandali kapi Washingtonin me shkrimin e NYT, ustallaret i vinin fitilin si ne Mal te Zi e gjetke, ndersa te shkretit Koste ia permbysen maqinen ne te drejte. Eh mor Sali maskarai! Si ore ne ate tragjedi qe donte koken e Mediut, beri tramba me Ramen qe iu kput shpirti per kunatin e shokut Celibash??? Litarin e ka pak Saliu por jo me pak se Rama, Mediu e cdo sorollop i oborrit te tyre sovjetik.

  • Alb: 26/07/2022 17:25

    Trafik armesh,shperdorim detyre dhe favorizim grupesh kriminale ne fund dha dorheqjen asgje tjt,qr ku jetojm.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 26/07/2022 16:58

    Saliberisha kur vajti per ngushellim ne familjen e ish ushtarakut te larte Godo ne vitin e larget 1994 u shpreh: "JAM SHUM I GZUEM QË MARR PJES N'HIDHRIMIN TUEJ!" E shoqeronte yllizyla. Kohet paradokse jane te mrekullueshme kur jetohen nga figura paradokse e sidomos nga ata politikane komuniste-antikomuniste njeheresh.

    Përgjigju
    • Lala: 26/07/2022 19:08

      Dhe Ylli Zyla vazhdoni akoma me posted drejtues.ne ushtrin shqiptare.kjo esht cesht daku

  • Sondazhi i ditës:

    Gërdeci dhe privatizimi i ish-kompleksit Partizani nën hetim, a besoni se SPAK do të bëjë drejtësi?



×

Lajmi i fundit

Balla takon në Tel Aviv Presidentin e Qendrës Ndërkombëtare për Ndikimin Hebre: Marrëdhëniet shumë të mira  midis dy vendeve duhet të intensifikohen

Balla takon në Tel Aviv Presidentin e Qendrës Ndërkombëtare për Ndikimin Hebre: Marrëdhëniet shumë të mira  midis dy vendeve duhet të intensifikohen