Negociatat, Cakaj: I merituam, por s'do ja kishim dalë pa mbështetjen e partnerëve

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj e cilësoi hapjen e negociatave si një arritje historike dhe plotësisht e merituar, për shkak të reformave domethënëse të ndërmarra në Shqipëri.

Ky vendim, sipas Cakaj, do të ishte i pamundur pa mbështetjen politike të vendeve anëtare dhe institucioneve të tjera evropiane.

“Prandaj, sot gjithë ministrave të jashtëm të BE-së, autoriteteve të Komisionit e kolegëve të tjerë brenda institucioneve evropiane, e miqve të Shqipërisë anekënd Evropës, i shprehim një falënderim të posaçëm e mirënjohje të thellë", shprehu mirënjohjen e tij Cakaj.

Gjithashtu, Cakaj në reagim theksoi angazhimin e Shqipërisë në thellimin e reformave të saj në pesë prioritetet kyçe e në vijim të punës së pakursyer në drejtim të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

I.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ka ndikuar COVID-19 në ekonominë familjare?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Familjarët presin jashtë QSUT-së informacion për të afërmit e sëmurë, Meta: Të reflektohet menjëherë