Nelaj për Report Tv: Nuk mund të zgjidhni llojin e vaksinës! S'ka nisur ende vaksinimi me Sputnik V, askush s'ka pasur efekte anësore të rënda

TIRANË- Qytetarët nuk do të kenë mundësi që të zgjedhin llojin e vaksinën që ata duan, por do të marrin dozat që aktualisht Shqipëria ka në gjendje. Detajet, i ka thënë Erida Nelaj, shefja e programit të vaksinimit në ISHP në një intervistë për Report Tv, për gazetaren Doris Sallaku, e cila ka siguruar se të gjitha llojet janë efektive, duke filluar nga Pfizer, Astra Zeneca, por edhe ajo ruse e kineze.

"Vaksinimi po ecën, po vazhdojmë me AstraZeneca, ndërkohë që me ardhjen e vaksinës ruse dhe kinezë janë siguri, vaksina ruse është regjistruar në 44 vende, 22 vende ajo ruse. Për vaksinën ruse do të fillojmë gradualisht në vijim. Vaksina ruse ka dy lloj prodhime, ruhet në -18 gradë, ka një ndryshim nga Astrazeneca,  me këtë duhet bërë pas 2-3 muajsh, vaksina ruse lejon mundësinë për të bëra në një kohë më të shkurtër. Vaksina ruse nuk është aplikuar ende te qytetarët, nuk do bëjmë ngjarje të moshës për vaksinën se është për të gjitha grupmoshat, sa të mundemi do vaksinojmë. Askush të mos hezitojë, nuk do presim që të bëjmë një ndarje të tillë, sipas dëshirave, por do vaksinojmë me ato që janë në gjendje,  dhe për faktin që kanë rezultuar të gjitha efektive", tha Nelaj.

Megjithatë, ajo ka theksuar se është shumë e rëndësishme që ai që ka marrë dozën e parë Pfizer duhet të marrë dhe dozën e dytë Pfizer, njëjtë edhe për AstraZeneca. Nelaj tha se po shihet mundësia për një ndërthurje mes AstraZenecas dhe Sputnik V, pasi janë të njëjta, por kjo nuk është vërtetuar ende.

"Kush ka marrë dozën e parë Pfizer duhet të marrë dozën e dytë Pfizer, njëjtë edhe për AstraZeneca, Sputnik është e njëjtë me AstraZeneca dhe po bëhen studime nëse mund të përzihen", tha Nelaj.

Lajm i i mirë është se askush nuk ka pasur efekte anësore, përtej atyre që janë të pritshme.

"Efekte anësore? Janë temperaturë nga 37-38, ndonjë dhimbje koke, dhimbje në vendin e injeksionit, kryesisht te moshat e reja, ndonjë plogështi, këputje trupi te 24 orët e para. Te AstraZeneca dhe te Sputnik mund të ketë edhe të vjella, këto janë edhe në fletën shoqëruese", tha shefja e programit të vaksinimit.

Në një kohë kur në Shqipëri kanë mbërritur 10 mijë doza të Spurtnik, Nelaj tha se ende nuk ka nisur procesi i vaksinimin me vaksinën ruse.

 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja