‘Nëna doli nga banesa, por u kthye të shpëtonte djalin nga flakët’, flet fqinja në Astir: Ai nuk dilte, se kishte frikë nga policia! Pastaj e mbuloi flaka dhe tymi

Një dëshmi rrëqethëse ka ardhur nga fqinja e Hava Osmënajt dhe Klajdi Osmënajt, e cila banonte ngjitur me apartamentin e tyre që u përfshi nga flakët në Astir. Ajo ka treguar se e ëma e tij, ka dalë nga banesa, pasi djali i ka vënë zjarrin shtëpisë, por është kthyer që të marrë të birin. Ai nuk ka pranuar pasi kishte frikë nga polica. Pasi është futur sërish në banesë, flakët kanë përpirë brenda pak minutash gjithçka, dhe ajo është hedhur nga dritarja, për të shpëtuar. Por ka ndërruar jetë në spital.

‘Ka dalë dhe ka hyrë që të marrë djalin. Djalin nuk donte që të dilte nga banesa se kishte frikë nga policia. Kishte hapur derën...  Është kthyer për të marrë djalin e mbuloi flaka dhe tymi. Kemi njoftuar policinë erdhën shpejt, zjarrfikësja vonoi pak. Mua më është dëmtuar vetëm dera. Ajo punonte.’- tha ajo.


Lajmi kryesor:

Astir/ Djali i vë flakën shtëpisë, momenti kur i rri zjarrit ngjitur në ballkon! Nëna doli, por u kthye ta shpëtojë! Hidhen nga kati III, 62-vjeçarja vdes në spital


M.Q./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria prodhoi 2 milionë e 400 mijë tonë naftë në vitin 1974, Çfarë ndodhi më pas...! Sonte në Esencë ora 21:00 në Report Tv

Shqipëria prodhoi 2 milionë e 400 mijë tonë naftë në vitin 1974, Çfarë ndodhi më pas...! Sonte në Esencë ora 21:00 në Report Tv