Nëse edhe Çim Peka nxit për dhunë, kush do të jetë përgjegjës për atë që mund të ndodhë sot?

Nëse edhe Çim Peka nxit për dhunë, kush do të jetë përgjegjës për atë që mund të ndodhë sot?

Çim Peka, Ilir Meta e Sali Berisha

Partia Demokratike, edhe një herë nën drejtimin e Sali Berishës, imagjinon se është kthyer në vitin 1991, kur, sapo lindi, iu desh t'i jepte shtytjen e fundit një regjimi komunist tashmë në vdekje. Veç se këtë e bën duke ngatërruar rolet. Sot, si atëherë, përdor tone revolucionare dhe luftarake, deri në atë pikë sa edhe analisti i familjes, Cim Peka, në një nga editorialet e tij fton popullatën të sulmojë pronën private gjatë protestës së 7 tetorit. Veç se duke ngatërruar rolet e historisë, ai flet siç do të kishte bërë Ramiz Alia për t'u mbrojtur nga antikomunistët:

‘’Dilni sot e bëhuni zotër të Tiranës të paktën për një ditë. Gjithçka që shihni është bërë me paratë që ju kanë vjedhur e po ju vjedhin. Kulla, hotele, lokale luksi, gjithçka janë tuajat. Merrini pa komplekse’’ shkruan Peka.

Ndërsa Berisha përdor edhe fraza të vjedhura nga historia dhe premton "marshim drejt Tiranës" për 7 tetorin, ashtu siç premtoi Musolini "marshimin në Romë" në prag të diktaturës. Dhe pastaj ai përmend vazhdimisht "viktimat" dhe "sakrificën" që ky "marsh" mund të ketë të nevojshme.

Sali Berisha dhe çeta e tij e ekstremistëve të ndryshëm nuk kanë as forcën, as konsensusin, as autoritetin moral për të organizuar një revolucion, as për të marrë pushtetin me dhunë. Por ne e dimë që mjaftojnë një grusht militantësh të paguar mirë për të ndezur kaos në një qytet europian, si sot në Tiranë, dhe nëse objektivi i treguar nga PD është edhe prona private, ekziston rreziku që t'i shkaktohet dëm financiar pronës së qytetarëve.

Pra, kush do të ketë përgjegjësi penale për atë që do të ndodhë sot? Dhe kush do t'i paguajë dëmet, nëse dëme do të ketë?

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Foshnja 5 muajsh vdiq në spitalin e Vlorës, babai mes lotësh: Fajin e ka mjekja, nuk më tha se ishte i sëmurë! Çfarë mjekimi i ka dhënë?! Dua drejtësi

Foshnja 5 muajsh vdiq në spitalin e Vlorës, babai mes lotësh: Fajin e ka mjekja, nuk më tha se ishte i sëmurë! Çfarë mjekimi i ka dhënë?! Dua drejtësi