një gjyqtar do të zgjidhet mes kandidatëve të Gjykatës së Lartë; një prokuror do të zgjidhet mes kandidatëve që kanë shprehur vullnet nga Prokuroria e Përgjithshme; dy gjyqtarë nga gjykatat e apelit; dy prokurorë nga zyrat e prokurorisë pranë gjykatave të apelit dhe një gjyqtar nga gjykatat administrative.
Ajo që vihet re është se kandidaturën e kanë shprehur të gjithë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, e po ashtu edhe ata të Gjykatës së Lartë, ku bie në sy ambicia e shprehur nga gruaja e ish-guvernatorit të BSH-së, Arjana Fullani. Nga kjo gjykatë bie në sy mungesa e kandidimit të kryetarit Xhezair Zaganjori.
Këshilli i Emërimeve
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është organi ombrellë i të gjitha institucioneve, që kryen verifikimin e kushteve ligjore dhe vlerësimin e kritereve profesionale e morale të kandidatëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë, si dhe të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi shqyrton dhe rendit kandidatët sipas meritës profesionale.
Renditja e kandidatëve nuk është e detyrueshme me përjashtim të rastit kur nuk arrihet të emërohet kandidati. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi përbëhet nga 9 anëtarë të përzgjedhur me short, nga radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ndaj të cilëve nuk është dhënë masë disiplinore.
Ata ushtrojnë detyrën me mandat një vjeçar, që fillon në datën një janar të çdo viti kalendarik. Anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi qëndrojnë në detyrë për 1 vit nga data 1 janar e çdo viti kalendarik. Në rast pamundësie ose të konfliktit të interesit, anëtarët zëvendësohen nga anëtarët zëvendësues.
KLGJ dhe KLP
Janë 19 prokurorët që kanë nisur garën për t’u bërë anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) të cilët kalojnë filtrin e parë të kushteve formale. Sipas tabelës, ata plotësojnë kriteret për të qenë pjesë e garës për Këshillin e Lartë të Prokurorisë i cili përbëhet nga 16 anëtarë.
Lista e Prokurorisë së Përgjithshme tashmë i është përcjellë zyrtarisht parlamentit i cili po ashtu nga ana e tij do të verifikoj kandidatët në garë. Nga kjo listë, në bazë të parashikimeve ligjore, në Këshillin e Lartë të Prokurorisë fitues do të jenë 6 anëtarë prokurorë, nga të cilët; 1 anëtar nga Prokuroria e Përgjithshme, 2 anëtarë nga Prokuroritë e Apelit; dhe 3 anëtarë nga Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) do të përbëhet nga 11 anëtarë, 5 prej të cilëve do të jenë jashtë strukturës së institucionit të Prokurorisë. Pesë anëtarët plotësues pritet të vijnë nga Shoqëria Civile dhe Dhomat e Avokatisë. Pas listës së Prokurorisë edhe Gjykata e Lartë ka shpallur zyrtarisht emrat e 9 gjyqtarëve të cilët aplikojnë për t'u bërë anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Një gjyqtar në KLGJ, do të zgjidhet nga Gjykata e Lartë, 2 nga Apeli dhe 3 nga gjykatat e rretheve.
Kandidatët për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi
- Bashkim Dedja Gjykata Kushtetuese
- Vladimir Kristo Gjykata Kushtetuese
- Vitore Tusha Gjykata Kushtetuese
- Altina Xhoxhaj Gjykata Kushtetuese
- Fatmir Hoxha Gjykata Kushtetuese
- Gani Dizdari Gjykata Kushtetuese
- Fatos Lulo Gjykata Kushtetuese
- Besnik Imeraj Gjykata Kushtetuese
- Arjana Fullani Gjykata e Lartë
- Andi Çeliku Gjykata e Lartë
- Aleksander Muskaj Gjykata e Lartë
- Guxim Zenelaj Gjykata e Lartë
- Edmond Islamaj Gjykata e Lartë
- Mirela Fana Gjykata e Lartë
- Medi Bici Gjykata e Lartë
- Shkelzen Selimi Gjykata e Lartë
- Artan Zeneli Gjykata e Lartë
- Admir Thanza Gjykata e Lartë
- Tom Ndreca Gjykata e Lartë
- Artan Broci Gjykata e Lartë
- Ardian Dvorani Gjykata e Lartë
- Rovena Gashi Prokuroria e Përgjithshme
- Gentian Trenova Prokuroria e Përgjithshme
- Fatjona Memcaj Prokuroria e Përgjithshme
- Andi Civici Gj. Apelit, Tiranë
- Artur Kalaja Gj. Apelit, Tiranë
- Elbana Lluri Gj. Apelit, Tiranë
- Ervin Metalla Gj. Apelit, Tiranë
- Fatri Islamaj Gj. Apelit, Tiranë
- Desart Avdulaj Gj. Apelit, Durrës
- Enton Dhimitri Gj. Apelit, Gjirokastër
- Olsi Xhavella Gj. Apelit, Korçë
- Aleks Nikolli Gj. Apelit, Shkodër
- Alma Licaj Gj. Apelit, Vlorë
- Brikena Ukperaj Lubonja Gj. Apelit, Vlorë
- Klodiana Gjyzari Gj. Apelit, Vlorë
- Margarita Buhali Gj. Apelit, Vlorë
- Albana Boksi Gj. Apelit Për Krimet E Rënda
- Gurali Brahimllari Gj. Apelit Për Krimet E Rënda
- Altina Nasufi Gj. Administrative Tiranë
- Amarildo Laci Gj. Administrative Tiranë
- Rilinda Selimi Gj. Administrative Tiranë
- Bernina Kondi Gj. Administrative Tiranë
- Blerona Hasa Gj. Administrative Tiranë
- Fjoralba Prifti Gj. Administrative Tiranë
- Kastriot Selita Gj. Administrative Tiranë
- Artur Malaj Gj. Administrative Tiranë
- Elda Vrioni Gj. Administrative Tiranë
- Gentian Medja Gj. Administrative Tiranë
- Gentiana Muçaj Gj. Administrative Tiranë
- Nafije Curri Hasko Gj. Administrative Tiranë
- Klodiana Veizi Mema Gj. Administrative Durrës
Kandidatët për Këshillin e Lartë të Prokurorisë
- Anila Leka Prokuroria e Përgjithshme
- Kostaq Beluri Prokuroria e Përgjithshme
- Ramadan Troci Prokuroria e Përgjithshme
- Luan Kaloci Prokuroria e Apelit Tiranë
- Bujar Hoti Prokuroria e Apelit Apelit Durrës
- Arben Dollapaj Prokuroria e Apelit Shkodër
- Besa Nikehasani Prokuroria e Apelit Shkodër
- Adriatik Cama Prokuroria e Tiranës
- Antoneta Sevdari Prokuroria e Tiranës
- Arben Nela Prokuroria e Tiranës
- Dritan Rreshka Prokuroria e Tiranës
- Shpetim Kurti Prokuroria e Tiranës
- Besnik Muci Prokuroria për Krimet e Rënda
- Gentian Osmani Prokuroria për Krimet e Rënda
- Besnik Cani Prokuroria e Elbasanit
- Elsion Sadiku Prokuroria e Korçës
- Dritan Prenci Prokuroria e Kukësit
- Arta Marku Prokuroria e Shkodrës
- Vatë Staka Prokuroria e Shkodrës
Kandidatët për Këshillin e Lartë të Gjyqësor
- Artan Zeneli Gjykata e Lartë
- Medi Bici Gjykata e Lartë
- Ilir Toska Gjykata e Apelit Tiranë
- Nertina Kosova Gjykata e Apelit për Krime të Rënda
- Besim Trezhnjeva Gjykata e Apelit Durrës
- Alma Brati Gjykata e Tiranës
- Artan Laze Gjykata e Tiranës
- Astrit Faqolli Gjykata e Tiranës
- Bledar Abdullai Gjykata e Tiranës
- Brunilda Kadi Gjykata e Tiranës
- Brunilda Kasmi Gjykata e Tiranës
- Dritan Hallunaj Gjykata për Krimet e Rënda
- Manjola Xhaxho Gjykata e Tiranës
- Marçela Shehu Gjykata e Kurbinit
dy.b/shqiptarja.com