Nesër shtetrrethim në Tiranë/ 1300 efektivë policie në gatishmëri për protestën e opozitës

Nesër shtetrrethim në Tiranë/ 1300 efektivë policie në gatishmëri për protestën e opozitës

Nesër opozita do të zhvillojë protestën para Kryeministrisë kundër qeverisë Rama, ndërsa policia e shtetit ka marrë masat për mbarëvajtjen e tubimit dhe shmangien e incidenteve.

Burime për Report Tv pohojnë se në gatishmëri nesër do të jenë 1300 forca policie. Efektivët e komisariateve të Policisë së Tiranës, por edhe FNSH e RENEA do të jenë në gatishmëri të plotë.

Forcat e policisë do të jenë të vendosur rreth Kryeministrisë por edhe në pjesë të tjera të kryeqytetit. Gjithashtu përmes një deklarate të para tre ditëve policia e Tiranës njoftoi se do të ushtrojë kontrolle për të ndaluar personat me precedent penal që të marrin pjesë në tubim

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja