TIRANË - Nëse zgjedhjet do të mbaheshin aktualisht, Partia Socialistë do të blindonte fitoren në qarkun më të madh të vendit, Tiranën, me 7 mandate më shumë sesa Partia Demokratike. Të dhënat e publikuara në sondazhin e fundit për këtë vit të emisionit 'Repolitix' në bashkëpunim me analistin Eduard Zaloshnja, tregojnë se në Tiranë, PD bie ndjeshëm krahasuar me rezultatin e marrë në zgjedhjet e fundit parlamentare.
Kështu, sipas anketimit, në të gjithë qarkun e Tiranës, PS merr 46% të votave dhe PD 26.6%. Suprizë janë partitë e reja, që në zgjedhje mund të marrin së bashku deri në 8 mandate, ose 24.1% të votave.
Në Shkodër PD e PS do të jenë në betejë kokë më kokë. Sondazhi tregon se me një diferencë shumë të ulët votash, PS mund të arrijë të thyejë rezultatin e zgjedhjeve të shkuara, e të marrë 33.6% të votave, ndërsa PD merr 33.5% . Këtu, partitë e reja nuk kalojnë 18.8% të votave.
Përkthyer në mandate, Shkodra i jep PS dhe PD nga 4 mandate, partive të vjetra të vogla 2 dhe 1 mandat partitë e reja.
Edhe në Dibër, Lezhë e Durrës sipas sondazhit, PD bie me 1 mandat dhe PS rritet me 1.
Konkretisht nëse votohet sot në Dibër, PS merr 42.6%, PD 41.6% dhe partitë e reja 15.8%, përkthyer në mandate, 3 i merr PS dhe 2 mandate PD. Në Lezhë, PS merr 44.6% të votave dhe PD 41.6% ose PS merr 4 mandate dhe PD 3 mandate.
Durrësi u jep socialistëve 9 mandate , 4 më shumë se PD me 48.2% të votave.
Sondazhi ka analizuar edhe votën e emigrantëve. Sipas të dhënave, në Tiranë, Durrës, Lezhë e Dibër emigrantët i japin fitoren PS, ndërsa vetëm në Shkodër PD dominon me pak vota më shumë të emigrantëve.
Ndërsa të pyetur për debatin e hapur mbi Tik Tok, të anketuarit janë shprehur pro vendimit të qeverisë për ta mbyllur.
Sipas sondazhit, 81% e shqiptarëve duan që ky aplikacion të mbyllet, 12.3% janë kundër dhe 6.7% të dyzuar. Pro mbylljes së Tik Tok në Shqipëri janë edhe emigrantët.
Metodologjia që është ndjekur për kryerjen e këtij sondazhi të kryer në datat 21-22 dhjetor 2024:
Kampioni, 16,913 votues të vendosur për të votuar qysh sot:
– 11,328 në 10 qarqet më të mëdha të vendit, të kontaktuar me SMS krejt të rastësishme të shpërndara në përpjestim me madhësinë e qarkut
– 5,585 votues nga emigracioni të kontaktuar përmes miqve/të afërmve të këtushëm.
Kampioni u ripeshua statistikisht në secilin qark, për ta përfaqësuar elektoratin e qarkut sa më mirë demografikisht, gjeografikisht dhe politikisht.
Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: Për qarkun me më shumë banorë (Tiranën) plus/minus 2.9%, për atë me më pak banorë (Lezhën) plus/minus 4.4%.
Sondazhi i Report Tv dhe Eduard Zaloshnjës sheh fituese Partinë Socialiste në qarkun e Tiranës me 18 mandate, krahas 11 mandate të demokratëve. Interesantja në sondazh janë 8 mandatet për partitë e reja, ndërsa asnjë mandat për partitë e tjera të vjetra.
Në krahasim me 2021, PS mbetet po aty me 18 mandate, ndërsa PD në atë kohë kishte 15 mandate.
Partitë e reja nuk kishin asnjë mandat, ndërsa parti të tjera të vjetra kishin 3 mandate: 1 PSD dhe 2 LSI, të cilat sondazhi i nxjerr pa asnjë deputet nëse zgjedhjet bëhen sot.
Sondazhi për qarkun e Tiranës i zhvilluar nga Report Tv dhe Eduard Zaloshnja do shikonte fitues PS me 46% nëse zgjedhjet do bëheshin sot.
26.6% të votave do jepeshin për PD-në, 3.3% për partitë të tjera të vjetra dhe 24.1% do jepeshin për partitë e reja.
Zgjedhësit që jetojnë në Shqipëri do votonin 45.3% për PS-në, 26.9% për PD-në, 4.1% për parti të tjera të vjetra dhe 23.7% për parti të reja.
Sa i përket zgjedhësve në emigracion 47.3% do votonin PS-në, 26.1% PD-në, 1.8% parti të tjera të vjetra dhe 24.8% për parti të reja.
Nëse zgjedhjet do bëheshin sot Partia Socialiste do thellonte rezultatin në mandate në qarkun e Durrësit, sipas sondazhit të Report Tv dhe Eduard Zaloshnjas.
9 mandate do merrte mazhoranca socialiste, kundër 5 të PD-së. Asnjë mandat për parti të tjera.
Në 2021 rezultati ishte 8 me 6 në favor të socialistëve.
Sondazhi i zhvilluar nga Report Tv dhe Eduard Zaloshnja për qarkun e Durrësit do shihte fitues Partinë Socialiste me një rezultat të thellë në pikë përqindje. PS do merrte 48.2% të votave, ndërsa PD 28.5%.
Partitë e vjetra të tjera 5% dhe partitë e reja 18.3%. sa i përket atyre zgjedhësve që do ishin të gatshëm të votonin sot dhe që jetojnë në Shqipëri, 47.8% do votonin PS-në, ndërsa PD-ja do votohej 29.1%, 5.6 % partitë e tjera të vjetra dhe 17.5% partitë e reja.
Zgjedhësit në emigracion do votonin 49% për PS-në dhe 27.3% për PD-në. 3.9% do votoheshin partitë e tjera të vjetra dhe 19.8% partitë e reja.
Sa i përket sondazhit të Lezhës të zhvilluar nga Report Tv dhe Eduard Zaloshnja, PS do merrte 4 mandate deputeti dhe do përmbyste rezultatin e 2021.
3 mandate do merrte Partia Demokratike. Ndërsa parti të tjera qofshin të reja apo të vjetra do ishin pa ambasador.
Ndërsa në 2021 PD fitoi 4 mandate, ndërsa PS-ja mori 3.
Në sondazhin e zhvilluar nga Report Tv dhe Eduard Zaloshnja lidhur me zgjedhësit në qarkun e Lezhës, mazhoranca e PS-së do kishte një avantazh të ndjeshëm nëse zgjedhjet do kryheshin sot. 44.6% e zgjedhësve sot do votonin PS-së, ndërsa 41.6% do votonin PD-në e Berishës. 1.1% do votoheshin partitë e vjetra të tjera dhe 12.8% partitë e reja.
Sa i përket zgjedhësve që jetojnë në Shqipëri rezultati do ishte më i balancuar: 43.3% do votonin PS-në, 42.3% do votonin PD-në, 1.5% partitë e vjetra të tjera dhe 12.9% do vlerësoheshin partitë e reja.
Shqiptarët që jetojnë në emigracion do votonin më shumë për PS-në me 47.1%, krahas 40.1% që do votonin PD-në. 0.3% partitë e vjetra të tjera, ndërsa 12.5% partitë e reja.
Sa i përket sondazhit të qarkut të Dibrës të zhvilluar nga Report Tv dhe Eduard Zaloshnja, PS-ja do kapte 3 mandate deputeti nëse zgjedhjet do bëheshin sot, PD-ja 2, duke ndarë kështu të pesë mandatet në parlament që ofron ky qark.
Ndërkohë asnjë mandat nuk do rezervohej për partitë e tjera të vjetra dhe të reja. Rezultati do ishte përmbysje i asaj që ndodhi në zgjedhjet e fundit 2021, ku PD-ja doli fituese me 3 mandate, kundër 2 mandateve të PS-së.
Në sondazhin e Report Tv dhe Eduard Zaloshnjas u pyetën zgjedhësit e qarkut të Dibrës për kë do votonin nëse zgjedhjet do bëheshin sot. Shumica do i shkonte Partisë Socialiste me diferencë të ngushtë nga Partia Demokratike.
PS do merrte 42.6% të votave, PD-ja 41.6%. Partitë e reja do vlerësoheshin nga elektorati me 15.8% të votave, ndërsa parti të tjera të vjetra me 0%.
Sa i përket vetëm votuesve që jetojnë në Shqipëri që votojnë në Dibër, gara është më e ngushtë, me 41.8% PS-ja, kurse 41.7% PD-ja. Partitë e vjetra të tjera 0%, kurse të rejat me 16.5%.
Shqiptarët që janë në emigracion do votonin në shumicë për PS-në me 44.2%, ndërsa PD-në me 41.5%. Partitë e vjetra të reja 0%, kurse të rejat me 14.3%.
Në sondazhin e Report Tv në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjan u pasqyrua si do ndaheshin mandatet në qarkun e Shkodrës nëse do votohej sot. PS do siguronte 4 mandate deputetësh, gjithashtu dhe PD-ja 4.
Partitë të tjera të vjetra do ndanin mes tyre 2 mandate, ndërsa të rejat 1 mandat deputeti.
Krahasim me 2021, ka një rënie të PD e cila në atë kohë mori 5 deputetë, ndërsa PS-ja 3.
Në sondazhin e sotëm të paraqitur nga Report Tv në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjan zgjedhësit e qarkut të Shkodrës u pyetën se për kë do votonin nëse zgjedhjet do ishin sot.
Rezultati mes PS dhe PD është pothuaj i barabartë. 33.6% e zgjedhësve të Shkodrës janë për PS-në, ndërsa 33.5% janë për PD-në. 14.1% do votonin për partitë e vjetra të tjera, ndërsa 18.8% për partitë e reja.
Sa i përket zgjedhësve të Shkodrës që jetojnë në Shqipëri, rezultati është disi në favor të PS-së me 34% krahasim me 33.6% që do votonin për PD-në. 15% e zgjedhësve do votonin për partitë e tjera të vjetra, ndërsa 17.4% për partitë e reja.
Sa i përket atyre që jetojnë në emigracion PD-ja është disi në avantazh, me 33.2% të votave krahasim me 32.7% që do votonin PS-në.
Partitë e vjetra të tjera do votoheshin me 12.4%, ndërsa partitë e reja me 21.7%.
Në sondazhin e paraqitur sot nga Report Tv të zhvilluar në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjan, shqiptarët u pyetën nëse janë dakord me vendimin e qeverisë për mbylljen e TikTok. 81 % e tyre janë dakord me këtë vendim. 12.3% mendojnë se nuk duhet mbyllur, ndërsa 6.7% janë të dyzuar.
Sa i përket shqiptarëve që jetojnë brenda Shqipërisë, 80.5% e tyre janë dakord me mbylljen e TikTok, 12.7% kundër dhe 6.8% të dyzuar.
Ndërkohë vihet një pikë përqindje më e lartë pro mbylljes tek ata që jetojnë në emigracion, teksa 82% janë dakord, 11.6% kundër dhe 6.4% të dyzuar.
PS ne te gjithe vendin fiton 80-84 mandate.Ju pelqen ose Jo,Juve qe organizuat kete sondazh,Pak vlere Ka.Meqe nuk pranuat mesazhin e pare ,po' Ju dergoje te dyten.Asnjehere sondazhet e sontazhistit tuaj nuk Kane Dale,Pra po e theksoj,sondazhet e Zaloshnjes Kane qene gjithenje nje vrime ne uje
PërgjigjuZaloshnja dhe Baromemtri i euronews i kane ra gjithmone ne koke. Nuk e di ku jeton ti po e ke 100% gabim. Cdo zgjedje ,Zaloshnja ka qene gjithmone i sakte.
Si shumè tè tjerè nè Shqipèrinè tonè sot, edhe Zaloshnja i sondazheve kot, egziston duke ngritur pluhur. Nuk e di nèse egziston ndonjè shqiptar, qè dèshiron edhe ta dègjojè se çfarè do tè thotè zotèria, dhe lère pastaj tè besojè zhgarravinat qè lexon,,,por nè kontaktet e mia, nuk njoh asnjè. Nèse ke njè edukim arsimor fillor, do tè mjaftonte pèr "tè deshifruar" rezultatet e zgjedhjeve nè Shqipèri. Deri mè sot,,50% e shqiptarève me tè drejtè vote, nuk kanè mundur tè marrin pjesè nè zgjedhje sepse jetojnè rrugève tè botès, pèr tè mbajtur gjallè familjarèt nè Shqipèri. Nga ato 50% qè mbesin,,,,gjysma nuk voton, mbeten 25% tè tjerè. Nga kèta 25%,,,100 mijè janè pjesè e administratès, qè shkon "me dèshirè" kryesisht nè mitingjet e qeverisè. Ata qè mbesin pastaj,,,"votojnè nè liri tè plotè",,,pasi marrèn "bonuset e fundvitit dhe pranverès" ose pasi iu sollèn tek shtèpia thesin e miellit dhe 50 mijè lekè tè vjetra, apo siç e bènte Monika nè Dibèr,,,,mè jep votèn, tè jap celular. Tè na rruajè Zaloshnja.
PërgjigjuMos e Besoni FALLXHORIN Zaloshnja !!! ARLIND QORI dhe LËVIZJA BASHKË ❤️ marrin mbi 5 MANDATE nè TIRANË !!! MBI 80 MIJÉ VOTA nè TIRANÈ i merr LËVIZJA ❤️❤️ BASHKÈ me nè KRYE ARLIND QORIN e MREKULLUESHÈM Zaloshnjè ZEZA i bën FRESK Edvin Ramès HAJDUT dhe KRYEKRIMINELIT Sali Berisha HAJDUT , GRABITQAR , VRASÈS dhe PLAÇKITÈS !!! RROFTË LËVIZJA BASHKÈ me nè KRYE ARLIND QORIN
Përgjigjupo si mund te fitoje ps more sondazhist kur te gjithe drejtorat kryetaret e bashkive ministrat zv ministrat etj etj kane rritur pasurite pasi kane marre detyren me gjysmen apo me shume pra si mendon populli shqiptar te votoje dike qe pasi merr poziten dyfishon tre apo katerfishon pasurine si mundet kjo klase e quajtur rilindase te marre pushtetin perseri nepermjet votes se ^^lire^^ kjo shtrese nuk perfaqeson me prej vitesh partine socialiste, i ngjajne vetem partise fashiste cdo dite e me shume
PërgjigjuPs fiton sepse alternativa qe ofron opozita shqiptare,eshte jo vetem hajdute si ps por edhe tmerresisht e paafte per te qeverisur vendin. Shqiptaret zgjedhin te keqen me te vogel
po te votojne emigrantet te gjithe qeverria aktuale bie
PërgjigjuVota e emigracionit nuk eshte sakte ne sondazh.Me sa njoh une dhe sa degjoje nga bisedat qe bejme e degjojme lart e poshte te gjithe duan te votojne dicka te re,partite e reja Shehu,Lapaj,Qorri
PërgjigjuKy sondazh nuk eshte i sakte . Emigrantet ne masen 70% do votojn partit e reja.
PërgjigjuJemi specialista ne socialistet, duro e prit 11 majin. I bejme gjerat me laps e leter ne
Mbyllja e Tik - Tokut ēshtē e vetmja pun e shkēlqyer qē ka bēr Edi Rama.
PërgjigjuUn jam nje person qe jetoj jasht shtetit per mendimin tim tik toku po hap shum probleme me grabitjet e pronave duhet mbyllur dhe . Keshtu nuk grabiten me pronat
Përgjigju