Nezar Seiti: Lidhja ime me ​
Habilajt,janë kushërinjtë e nuses

Nezar Seiti: Lidhja ime me ​<br />Habilajt,janë kushërinjtë e nuses<br>
Më datë 19.10.2017, Nezar Seiti, një prej 8 personave të dyshuar si pjesëtar i grupit kriminal “Habilaj”, ka dëshmuar përpara oficerëve gjyqësore ku ka shpjeguar edhe lidhjen me Habilajt. Sipas Seitit ata kanë lidhje krushqie, pasi bashkëshortja e tij është kushërirë me Habilaj.  

Me shtetasit Artan, Moisi dhe Florian Habilaj, kam lidhje krushqie, pasi bashkëshortja ime i ka kushërinj. Moisiu më vizitoi kur kreva një ndërhyrje në Itali. Vëllezërit i kam takuar kur jam kthyer në Shqipëri. Me Moisiun dhe Florianin takohem rrallë, ndërsa me Artanin me shpesh”, ka rrëfyer në dëshminë e tij Nezar Seiti.

Ai ka rrëfyer më tej se prej vitesh jetonte dhe punonte në Itali, por vinte shpesh në Shqipëri, për të vizituar prindërit në fshatin Gjorm. Për këtë shkak u gjend në Vlorë, ku dhe u arrestua për llogari të prokurorisë së Katanias, me akuzën e trafikut të drogës në bashkëpunim. Fill pas arrestimit, Nezar Seitit, i është ofruar statusi i bashkëpunëtorit të drejtësisë, por ai mësohet se ka refuzuar.

Nezar Seiti 40 vjeç, është arrestuar nga Guardia di Financa e Katanias në Vlorë me akuzën se është referuesi logjistik dhe personi përgjegjës për zbarkimet e drogës në Itali në kuadër të aktiviteteve të zhvilluara nga organizata shqiptare e kryesuar nga Moisi Habilaj, krye-trafikanti i rrjetit dhe nga bashkëpunëtorët e tij Maridian Sulaj 29 vjec e Fatmir Minaj 55 vjec, edhe këta të arrestuar në Ragusano në 14 tetor.
dokument faksimil
  (Dëshmia e Nezar Seitit)

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Biden fal dënimet me vdekje, konvertohet dënimi për 37 të burgosur

Biden fal dënimet me vdekje, konvertohet dënimi për 37 të burgosur