Nezar Seiti, Orlando:Falenderoj
Shqipërinë për ekstradimin

Nezar Seiti, Orlando:Falenderoj<br />Shqipërinë për ekstradimin<br /><br>
Ministri italian i Drejtësisë, Andrea Orlando ka reaguar për report TV në lidhje me ekstradimin e "Financierit të Habilajve", Nazer Seitit, duke falënderuar autoritetet shqiptare për dorëzimin e tij te drejtësia italiane.

“Falenderoj autoritetet shqiptare të cilat ju përgjigjen menjëherë, kërkesës për ekstradim të shtetasit shqiptar SEITI Nazer, i kërkuar nga autoritetet gjyqësore italiane në kuadër të një hetimi të rëndësishëm ndaj një organizate kriminale që vepronte në fushën e narkotrafikut, në linjat italo-shqiptare", thuhet në reagimin e ministri italian.

Seiti u ekstradua në drejtim të Italisë më 25 janar, për t'u gjykuar lidhur me akuzat e ngritura nga Prokuroria e Cattanias si një prej njerëzve kyç të grupit kriminal të trafikut të drogës Shqipëri-Itali i njohur si grupi "Habilaj". Në një kohë kur në Tiranë akuzohet Ministria e Drejtësisë se shkeli procedurat për ekstradimin, pasi ndaj Seitit ka një masë arresti me burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda, ministri italian i Drejtësisë sqaron se autoritetet shqiptare respektuan Konventën Europiane. 

"Dorëzimi i tij respekton në mënyrë koherente angazhimet ndërkombëtare që detyrojnë autoritetet italiane dhe shqiptare, sipas Konventës europiane të ekstradimit të 13.12.1957 dhe Marrëveshjes dypalëshe të firmosur në Tiranë me 3.12.2007.

Kryerja e dorëzimit, i mundëson autoriteteve italiane ushtrimin e plotë të hetimit dhe të jurisdiksionit mbi faktet e rënda që përbëjnë objektin e hetimit të Prokurorisë së Catania-s, pa paragjykuar zhvillimet e procedimit që paralelisht po kryhet nga pala shqiptare, e cila madje mund të përfitojë nga bashkëpunimi i autoriteteve italiane, në bazë të konventave për ndihmën gjyqësore, që janë në fuqi mes dy vendeve tona”
, shprehet Orlando për Report TV.

Në 16 tetor 2017, Guardia di Finanza shkatërroi në brigjet italiane një organizatë kriminale shqiptaro-italiane e cila besohet se ka trafikuar tonelata drogë nga Shqipëria. Si kreu i grupit u prangos Moisi Habilaj nga Vlora, i afërm i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, si dhe bashkëpunëtorët e tij, shtetasit shqiptar Maridian Sulaj e Fatmir Minaj si dhe ata italianë, Antonio Riela, Vincenzo Spampinato, Gianluca Passavanti, Angelo Busaça.

Grupi kriminal ishte në përgjim që prej vitit 2013, ndërsa në përgjime përmendet edhe ish-ministri Tahiri si i përfshirë në trafikun e kanabisit. Ndaj Tahirit është nisur një hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, por kur kanë kaluar tre muaj - ende nuk ka asnjë provë konkrete, përveç përmendjes së emrit në përgjime, që mund të çojë ish-ministrin e Brendshëm përpara Drejtësisë. 

deklarata e Orlandos
Deklarata e ministrit Andrea Orlando, publikuar në faqen e ministrisë së Drejtësisë Italiane

Er.K.Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Vendimi i Apelit/ Konfiskohen 66 mijë metra katrorë tokë te ‘Rana e Hedhun’, ish-kryebashkiaku Frrokaj do rikthehet në qeli! Në burg edhe Cara, shërbim prove zyrtarja

Vendimi i Apelit/ Konfiskohen 66 mijë metra katrorë tokë te ‘Rana e Hedhun’, ish-kryebashkiaku Frrokaj do rikthehet në qeli! Në burg edhe Cara, shërbim prove zyrtarja