Nga 1 milionë € në 750 mijë € për të liruar Alikon, Çili-kunatit pasi mer 2 apartamentet në Velipojë: Kaloi me sukses, do marrësh shpërblim

Nga 1 milionë € në 750 mijë € për të liruar Alikon, Çili-kunatit pasi mer 2 apartamentet në Velipojë: Kaloi me sukses, do marrësh shpërblim

1582916138_cili.jpg

Henri Çili ka tentuar të ndikojë në sistemin e drejtësisë për lirimin e Arbjon Alikos, të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e efektivit të RENEA-s në 2015 në Lazarat. Kontaktet me babain e tij, Adil Aliko, i ka vënë prej 7 dhjetorit 2019, Gazmir Ajdini, kunati i Çilit që shërbente si ndërmjetës. Gazmir Ajdini dhe Adil Aliko janë takuar dhe nga sa kuptohet në dosjen hetimore, ai i ka kërkuar 1 milionë euro në mënyrë që ta ndihmonte për lirimin nga burgu të dy djemve, pasi edhe Alban Aliko, djali tjetër, është dënuar nga Gjykata e Apelit me 18 vite burg për të njëjtën vrasje. Pasi Gazmir Ajdini i kërkon 1 milionë euro të cilat do t'i merrte Henri Çili për të ndikuar tek gjyqtarët, Adil Aliko takon bashkëpunëtorin e tij, Sait Fishta, biznesmen nga Shkodra, të cilit i thotë se: "i kanë kërkuar shumë afërsisht 1 milionë euro për ta ndihmuar për 2 djejmtë, por ai ka dhënë vetëm 250 mijë euro". Në përfundim ai deklaron se kishin rënë dakord për 750 mijë euro, ku një pjesë do jepej cash dhe pjesa tjetër pasuri e paluajtshme. 

Në përgjime del edhe një bisedë e Gazmir Ajdinit me motrën e tij, e cila është bashkëjetuese e Henri Çilit. "Bashkëjetuesja e Çilit i thotë se janë shumë lekë, ndërsa Gazmir Ajdini i përgjigjet se nuk janë shumë lekë, pasi ai (Henri Çili) do bëjë lobim, shkrime, ndërhyrje në organet e drejtësisë dhe ai është dënuar për vepër penale të rëndë".

Pas të gjitha këtyre përgjimeve,palët duket se kanë rënë dakord, pasi më 10 janar 2020, Henri Çili i jep prokurë të posaçme administratorit të UET-së, Betim Shkupi, për të marrë me kontratë dhurimi dy apartamente në Velipojë. Pronat iu dhanë nga kompania Fishta, që është në pronësi të biznesmenit mik të Adil Alikos, Sait Fishës. 

Pas kryerjes së dhurimit, Henri Çili komunikon me Gazmir Ajdinin, thuhet në dosjen e prokurorisë që Shqiptarja.com siguron, dhe i thotë se "ka qenë me sukses, duke i premtuar dhe një shpërblim".

Për të marrë sa më shpejt pronat në emër të tij, Henri Çili komunikon edhe me drejtoreshën e Kadastrës së Shkodrës, dhe i kërkon të përshpejtojë regjistrimin e pasurive, ndërsa ajo - thotë prokuroria - i premton se do ta bëjë, i kërkon dërgimin e dokumenteve. 


Lajmi kryesor:

Zbulohet takimi i Çilit me drejtuesin e organit të lartë të drejtësisë: Dy dosjet e lobimit 'do gjykohen tek 50 të parat'


G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë