Bora që zbardhi gjithë Shqipërinë pothuajse është shkrirë plotësisht, përveç zonave tradicionale, në veri, lindje e juglindje, ku sundimi i saj është i përvitshëm në muajt e dimrit dhe reshjet do të vazhdojnë të bien edhe në ditët e ardhshme.
Në pjesën tjetër të vendit tashmë vendin e saj e kanë zënë shirat, ndonëse pa intensitet të lartë. Por parashikimi i shërbimit sinoptik nuk është i kënaqshëm për fundjavën dhe ditët në vazhdim.
Vranësirat dhe shiu do të vazhdojë sot, me intensitet mesatar dhe të ulët, ndërkohë që temperaturat do të kenë rritje.
Era do të fryjë mesatare, ndërsa në det do të jetë e fortë, me shpejtësi 65 km/h nga jugperëndimi, çka do të sjellë dallgë me fuqi gjashtë ballë.
/Shqiptarja.com