'Nga korriku pagesë shtesë prej 10 mijë lekësh', Xhaçka jep lajmin e mirë për ushtarakët: Vlerësim për punën e jashtëzakonshme

Duke filluar nga data 10 korrik ushtarakët do të mund të marrin një pagesë shtesë prej 10 mijë lekësh, si kompensim për ushqimin. Lajmin e ka dhënë vetë ministria e Mbrojtjes Olsta Xhaçka, teksa ishte në një takim me efektivët e kontigjentit të Policisë Ushtarake, të cilët nisen për në Afganistan, ku do të shërbejnë në misionin e NATO-s.

Konkretisht ministrja Xhaçka u shpreh: “Çdo investim në armë e sisteme do të kishte qenë i mangët nëse nuk do të ishte shoqëruar me një përpjekje po aq serioze e të qëndrueshme për të investuar tek burimet njerëzore të FA. Unë sot jam e lumtur t’ju jap një tjetër lajm të mirë në këtë drejtim. Për një vendim të propozuar nga Ministria e Mbrojtjes, që ka gjetur mbështetjen e menjëhershme të qeverise e kryeministrit Rama, i cili i jep një zgjidhje dinjitoze një problemi të bartur prej shumë vitesh. Miratimi prej 10 mijë lekësh (100 mijë lekë të vjetra) si  shtesë në pagat mujore të ushtarakëve nuk është thjesht një zhvillim me impakt të konsiderueshëm pozitiv në buxhetet familjare të ushtarakëve, por edhe një shenjë vlerësimi për punën tuaj të jashtëzakonshme gjatë këtyre viteve duke e bërë FA institucionin më të besuar për shqiptarët."

Përveç këtij lajmi për ushtarakët ministrja Xhaçka inspektoi mjediset e reja të ndalimit disiplinor, financim i ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.

“Bashkëpunimi dhe mbështetja nga aleatët, veçanërisht nga ata amerikanë, sidomos gjatë dy viteve të fundit ka qenë e jashtëzakonshme. Falë kësaj mbështetje ia kemi dalë të përforcojmë çdo element të FA, që nga logjistika e transporti, e deri tek mbulimi i territorit me radar, sisteme armatimi apo flota e helikopterëve “Black Haëk” që na jep sot disa kapacitete luftarake që as nuk i imagjinonim pak vite më parë. E sigurisht, nuk mund të mos përmend bazën e Kuçovës, që nuk është thjesht një investim i jashtëzakonshëm në terma infrastrukture, logjistike e kapacitetesh ajrore, por edhe një afirmim i rëndësisë strategjike të Shqipërisë për Aleancën,”- tha ministrja Xhaçka.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 15/07/2020 02:14

    /GIMI/prit rradhen,politikanet jane para policise,pasi do marrin ata dietat te paret.

    Përgjigju
  • Gimi: 14/07/2020 10:44

    O Llesh po policise kur do ja jepni leket e kompensimit ushqimor mor palaco, miratuar me VKM qe ne 2008 e rimiratuar ne 2017 e prape nuk e jepni .Te lymte bytha ty me ate sindikate k.... ve e me ata drejtues grabitesa kush do ta hape gojen .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Prizren, Burri tenton të vrasë ish-vjehrrin në oborrin e Gjykatës

Prizren, Burri tenton të vrasë ish-vjehrrin në oborrin e Gjykatës