Nëntë DJ të huaj dhe shqiptarë sollën Ibiza-n në Portez të Durrësit në një festë të gjatë kur për 12 orë muzikë pa ndalim u përcoll atmosferë elektrizuese në gjirin e bregdetit shqiptar me muzikën afrotek, elektro dhe jo vetëm.
Rreth 5000 të rinj u bënë pjesë e eventit në Portez Beach që nisi në ora 6 e pasdites së të dielës dhe vijon deri në 6 të mëngjesit të së hënës.
“Çfarë mirëseardhjeje! S’mund ta besojmë se ç’po ndodh tani! Njerëzit këtu, sa bukur është, jemi të surprizuar! Muzika do të përjetohet sikur do të bëjmë sërf në det”, tha Xavi Emparar.
Një tjetër DJ, Tania Moon, u shpreh e impresionuar nga Shqipëria.
“Dua të vij në të ardhmen që ta njoh më shumë Shqipërinë sepse më ka lënë vërtet mbresa”, tha Tania Moon.
Komente







