Nga Juli i Pashakos, te Durim Bami/ 'Të fortët' që kaluan në sitë për atentatin ndaj prokurorit

Nga Juli i Pashakos, te Durim Bami/ 'Të fortët' që kaluan në sitë për atentatin ndaj prokurorit

Julian Sulo, i njohur si “Juli i Pashakos” dhe Durim Bami

Një javë nga atentati i bërë ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja, i cili mbeti plagosur së bashku me Aleksandër Lahon, i njohur ndryshe si Landi Muharremi apo me nofkën Rrumi, si dhe shoferi i tyre Andi Maloku i cili ndërroi jetë të enjten në Spitalin e Traumës, policia ka vijuar kontrollet thuajse në të gjithë vendin e kryesisht tek personat me precedentë të theksuar penale.

Në qendër të kontrolleve kanë qenë në disa qytete, si Elbasani, Durrësi, Fushë-Kruja, Shkodra, Lushnja e Vlora. Vetëm mbrëmjen e enjte, policia ushtroi kontroll në banesën e biznesmenit Julian Sulo, i njohur si “Juli i Pashakos”. Burimet sqaruan se ai nuk u gjet në shtëpi, e ndërsa dyshohet të jetë një nga bashkëpunëtorët e Redjan Rrajës, i vetmi i arrestuar deri më tani, si një nga autorët e dyshuar që ka qëlluar me armë ndaj prokurorit Ndoja e dy personave të tjerë.

Në sitën e policisë, mësohet se kanë rënë banesat e një sërë personash të njohur e me precedentë të theksuar kriminalë. Burime pranë grupit hetimor sqaruan se pak ditë më parë kontroll është kryer edhe në banesën e Durim Bamit, por as ai nuk është gjetur në banesë. Të njëjtat burime sqaruan se policia ka pasur informacion se Bami ndodhej jashtë territorit shqiptar, dhe se në vendin tonë është kthyer pak kohë para se të ndodhte atentati ndaj prokurorit.

Kontrollet e policisë thuajse në të gjithë vendin po vijojnë. Kontrolle janë kryer edhe në banesat e personave që paraqesin rrezikshmëri të lartë, një pjesë e të cilëve dyshohet të jenë autorë e bashkëpunëtorë në atentatin e ndodhur më 1 Nëntor, si dhe po verifikohen lidhjet e tyre me të dyshuarit”, thanë burimet pranë policisë. Nga ana tjetër, policia dhe prokuroria janë në pritje të përgjigjes së Policisë Shkencore, jo vetëm për gjurmët e gjetura në mjetin tip Benz që u gjet i padjegur në Shkafanë të Ishmit, por edhe nëse në duart e Redjan Rrajës ka pasur ose jo gjurmë baruti.

Nga atentati i një jave më parë humbi jetën, Andi Maloku shoferi i Arjan Ndojës dhe u plagosën dy persona, vetë prokurori dhe i forti i Sukthit, Landi Muharremi është arrestuar Redjan Rraja. Organi i akuzës ka paraqitur si provë shenjat e gishtërinjve në syzet e gjetura në makinën e padjegur të autorëve. Rraja ka mohuar që të ketë lidhje me atentatin, por nuk ka shpjeguar dot se si janë gjetur gjurmët e gishtërinjve në makinë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlonjati: 10/11/2019 04:10

    Bëni kontrolle në Vlorë, eshte çerdhja e të keqijave

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim