Pasi fitoi betejën e saj më të rëndësishme të jetës, atë me COVID-19, nënë Veziko, e cila u larguar triumfuese nga spitali një ditë më parë, nuk ka harruar ato 'bijë e bija' që u kujdesën për të për 14 ditë. Përmes një letre të shkurtër, por plot emocion dhe ndjenja të pastra, nënë Veziko, 80 vjeç, bekon mjekët, infermierët dhe të gjithë ata që u kujdesën për të dhe 3 familjarët e saj të shtruar tek Infektivi.

'Dalshi faqebardhë dhe nga pleqtë marrçi uratën' ka qenë urimi me gjithë zemër i nënë Vezikos, ndërsa nuk harron që me batuta të falenderoj dhe mjekun Pëllumb Pipero duke shkruajtur se 'qederi' do iki, duke iu referuar koronavirusit, se kemi ilaç të mirë 'Piperin'.

Letra e nënë Vezikos

Të dashur djem dhe vajza,
Ju falenderoj të gjithëve ju që punoni në spitale në këto ditë shumë të vështira. Ju falenderoj për kujdesin që keni treguar për mua dhe për të gjithë. Paçi shëndet në çdo shtëpi, doktorë, infermierë, sanitarë e të gjithë ju që bëni këtë sakrificë kudo. Dalshi faqebardhë dhe nga pleqtë marrçi uratën.
Njerëz do iki qederi, se është ilaç i mirë Pipero, me shokë.
Faleminderit e shëndet